Vendi vuan pasojat e tërmetit, ja sa ka harxhuar për dritat e festave Bashkia e Elbasanit

Vendi vuan pasojat e tërmetit, ja sa ka harxhuar për dritat e festave Bashkia e Elbasanit

18:59, 14/12/2019
A+ Aa A-

Edhe pse vendi nuk ka kaluar ende traumën e tërmetit vdekjeprurës, ku qindra mijëra njerëz janë pa strehë, kjo nuk i pengon Bashkitë që administrohen të gjitha nga Rilindja, të kryejnë shpenzime marramendëse për festat e fundvitit.

Në Elbasan sipas të dhënave të openprocurement.al, janë shpenzuar 160.000.000 Lekë për drita dhe dekor.

Denoncimi është bërë nga Stilian Rushaj, që shkruan se ndërsa ‘Parardhësi Sejdini për vitin 2018 shpenzoi vetëm 5.000.000 Lekë ose 32 Herë më pak se (G)Ledi, drejtuesi në detyrë i Bashkise. Kjo shifër e çmendur është sa vlera e 1/9 e të gjitha prokurimeve që bashkia ka ndërmarrë që prej 1 Korrikut 2019.’

‘160.000.000 Leke ka shpenzuar Bashkia Elbasan per drita e dekor te fundvitit. Sipas te dhena publike ne openprocurement.al, per 3 javet ne vijim dekori do te mbaje ndezur 160 peme dhe 31 shtylla ne vetem dy rruge te qytetit.

Parardhesi Sejdini per vitin 2018 shpenzoi vetem 5.000.000 Leke ose 32 Here me pak se (G)Ledi, drejtuesi ne detyre i Bashkise.

Kjo shifer e cmendur eshte sa vlera e 1/9 e te gjitha prokurimeve qe bashkia ka ndermarre qe prej 1 Korrikut 2019.

160 milion leke per dekor me qera per 3 jave mund te perdoreshin per shume nevoja qe ka sot bashkia. Jane me dhjetra rruge lagjesh qe prej vitesh mbeten te pandricuara. Poashtu me dhjetra km rrugica qe kane nevoje te rehabilitohen. Shkolla, kopshte, cerdhe pa ngrohje, mjete mesimore, etj.

Po aq te rendesishme ne kete fundviti do te ishte solidariteti me qytetaret ne nevoje te Elbasanit, te atyre mijera kryefamilje qe nuk do mund ti sjellin ne sofren e nates se nderrimit te vitit nje ushqim te mjaftueshem per familjet e tyre.

Mbi te gjitha keto shpenzime lluksi jane plotesisht jashte cdo lloji morali ne keto kohe te veshtira qe po kalon vendi yne pas termetit dhe paaftesise se qeverisjes per te perballuar detyrimin ndaj dhjetra e mijera qytetareve anembane vendit qe nuk kane ndihmen e nevojshme.

(G)Ledi do te duhet te kuptoje si drejtuesi ne detyre i bashkise Elbasan me nje mandat jo demokratik nuk do te duhet te sillet as si nje “Lala” e as si nje “Lali”. Qytetaret duhet te jene te paret!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco