Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

4 gafat e zyrtarëve të Rilindjes që shokuan opinionin

4 gafat e zyrtarëve të Rilindjes që shokuan opinionin

09:51, 10/12/2019
A+ Aa A-

Pas ngjarjeve të rënda si ajo e tërmetit më 26 nëntor, kur opinioni publik është i shokuar, politikanët duhet të bëjnë kujdes kur përzgjedhin fjalët.

Por ky nuk është rasti i zyrtarëve të Rilindjes. Ata kanë habitur opinionin publik në të paktën katër raste.

Fillimisht deklaratën më të rëndë e bëri Valbona Sako, ish-kryetare e Bashkisë së Durrësit. “Jemi të kënaqur që vdiqën vetëm 51 persona,” tha ajo.

Më vonë ishte zëvendësministrja e Turizmit, Ornela Çuçi, e cila tha se festimet për Vitin e Ri duhet të vazhdojnë. “Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në Durrës”.

Një tjetër zëvendësministre, këtë herë ajo e Brendshme, bëri një tjetër deklaratë befasuese. Rovena Voda tha se “ajo që kemi bërë ne pas tërmetit, nuk është bërë as në botë”.

I fundit ishte sërish një zëvendësministër. I pyetur se përse kanë ankesa qytetarët për vlerësimin e banesave, Artan Shkreli nga Ministria e Infrastrukturës, tha: “Pse, banorët do të ndjekim ne për t’u thënë që pallatet janë të pabanueshme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco