Rama: Ligj të posaçëm për Rindërtimin në 19 dhjetor, të kapërcejmë burokracitë

Rama: Ligj të posaçëm për Rindërtimin në 19 dhjetor, të kapërcejmë burokracitë

07:32, 07/12/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama e ka vënë sërish në dukje sot, ligjin e posaçëm për rindërtimin pas tërmetit si dhe një mundësi për shtyrjen e Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Në mblehdjen e djeshme ai ia ngarkoi detyrën për ligjin deputetes Klotilda Ferhati, në emër të Komisionit të Ligjeve, Etilda Gjonajt si ministre e Drejtësisë dhe Edlirës nga Kryeministria, që duhet të çojnë përpara procesin dhe sa më shpejt të kenë draftin e ligjit të posaçëm për rindërtimin.

"E di që koha është shumë e shkurtër. E di që këto procese normal do të kërkonin shumë më tepër kohë, por objektivi është që në datën 19, në seancën e fundit të Parlamentit të çojmë ligjin e posaçëm për rindërtim, me të gjithë parametrat e nevojshëm për të pasur shpejtësi, efikasitet dhe transparencë. Nuk mundet dot rindërtimi të bëhet me procedurat normale, me historitë e pafundme të burokracisë dhe zvarritjeve. Kështu që është shumë e rëndësishme që të kemi një ligj të posaçëm për rindërtimin.

Mendoj që rindërtimin duhet ta koordinojë si agjenci, Fondi Shqiptar i Zhvillimit," tha Rama dje.

Edhe në mbledhjen e sotme, Rama theksoi se shumë veprime do të bëhen pas kësaj me ligjin që do të miratohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kot 07/12/2019 08:49

Procesure e pershpejtuar duke anashkaluar burokracine dmth te shkelesh ligjin dhe te behet si i shkrep ne koke kryeministrit

Shto koment

Denonco