'Duhet të jemi të përgjegjshëm ndaj familjeve të viktimave'/ Mediu: Qeveria të bëjë punën e qeverisë, njerëzit e punës të bëjnë punën

'Duhet të jemi të përgjegjshëm ndaj familjeve të viktimave'/ Mediu: Qeveria të bëjë punën e qeverisë, njerëzit e punës të bëjnë punën

22:12, 05/12/2019
A+ Aa A-

I ftuar në “Mbrëmje në ABC” me Mirela Milorin, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se dialogu politik është shumë i rëndësishëm në këtë situatë në të cilën ndodhet sot vendi, i cili edhe u godit nga një tërmet i fuqishëm duke shkaktuar dëme të mëdha.

“Ka ardhur koha që të ndërtohet një strukturë që ka efekt të shpejtë të ndihmës së parë, duhet një batalion i specializuar për shërbimet e emergjencës”, tha Mediu.

Ndër të tjera Mediu tha se Qeveria duhet të bëjë punën e qeverisë dhe njerëzit e punës duhet të bëjnë punën. Marrin autoritete që nuk i takon punën e specialistit. Kjo situatë ka nevojë për një kuptim të përbashkët, ajo pjesë e shëndoshë e shoqërisë shqiptare duhet të bashkohet, politika duhet të bëjë një hap me mbrapa për ti dhënë mundësi të mirës të ecë përpara.

Nuk jemi në nivelin  duhur, Ministria e Mbrojtjes duhet të bëjë një analizë se si duhet të menaxhojë situata të tilla.

“Samiti i NATO-s ishte i një rëndësie të veçantë, duhet parë si ndërtimi i një strukturë ushtarake që i shërbejnë vendit. Ne si forca politike duhet të japim mbështetjen e duhur”, u shpreh Mediu.

Sa i përket rrjetit 5G që është dhe shumë i diskutuar, sipas tij ka një efekt shumë të rëndësishëm, benefitet sipas Mediut janë rreth 3 trilion dollarë.

Në një kohë kur vendi po përballet më goditjen që mori nga tërmeti Mediu thotë se zgjedhjet e parakohshme duhet të ishin bërë kohë më parë, “jemi në një situatë traume shoqërorë edhe pse zgjedhjet gjithmonë ngjallin shpresë. Ai thekson se nuk do të ndikonin negativisht në një situatë të tillë, por këto zgjedhje nuk mund të bëhen për një moment afatshkurtër./abcnews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco