Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

'A gjeni dot një kafshë që të shkatërrojë...'- Malltezi i dërgon një video-mesazh ...

'A gjeni dot një kafshë që të shkatërrojë...'- Malltezi i dërgon një video-mesazh ...

10:25, 22/11/2019
A+ Aa A-

Jamarbër Malltezi, anëtar i Kryesisë së PD-s, i ka dërguar një video-mesazh mëngjesin e sotëm, Taulant Ballës, Kryetarit të Grupit parlamentar socialist. Malltezi ka denoncuar me zë të lartë, me pamje, masakrën që po bëhet në pyjet e Librazhdit, në Kostenjë, pikërisht në zonën ku është deputet Balla, të cilit ai nuk i drejtohet me emër, por me “Tualeti” - pseudonimin “politik” që demokratët i kanë mveshur Ballës vitin e fundit.

"Mirëmëngjes - shkruan Malltezi në Fb. - Me këtë video nga fshati Kostenjë i tualetit, që e ka kthyer pyllin në fushë drush, ju uroj ditë të mbarë.  A është në fuqi ligji i Moratoriumit? Apo ç’e deshe?!  

A gjeni dot një kafshë, që pasi ikën nga skuta e vet, të shkatërrojë gjithë fshatin?!' - përfundon Malltezi mesazhin e tij akuzues për atë shkatërrim që po i bëhet pasurive natyrore të vendit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco