'Dvorani i thotë Ramës...'/ Gjata jep versionin e tij për videon e presidentit

'Dvorani i thotë Ramës...'/ Gjata jep versionin e tij për videon e presidentit

23:07, 18/11/2019
A+ Aa A-

Dy ditë më parë, zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi njoftoi se do të publikohej një video me fakte të pakundërshtueshme për opinionin vendas dhe botëror, mbi atë çfarë po ndodh me Gjykatën Kushtetuese.

Se çfarë do të ketë kjo video, apo edhe disa video siç thonë disa burime nga Presidenca, ende nuk dihet. Por për Sekretarin për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata një version i mundshëm mund të jetë edhe ky:

“Mund të jetë një video që ta zëmë: ky (Ardian Dvorani) i thotë Ramës, ta rregulloj unë atë punë”...

"Duke njohur edhe Presidentin si politikan dhe nga historia, nuk është lojtarë i lehtë, s’ma merr mendja të shkojë Ilir Meta të merret me të tilla video, e më the e të thashë. Nuk i bën shantazh Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk ka si t’i bëjë sepse nuk ka ende një Gjykatë kushtetuese. Ky nuk po të thotë që do t’i bëjë shantazh Gjykatës Kushtetuese. Unë mendoj se do jetë një nga ato mbledhjet e KED, KLP… Edhe më parë e kam thënë se përse nuk fusin kamerat në mbledhjet e këtyre. Siç i kemi pas edhe ne në KQZ.

Aty mund të ketë ndonjë mbledhje ku me të vërtetë të ketë dalë që ‘t’ia çojmë Presidentit në këtë datë apo në atë datë, se nuk është kot ajo që Presidentit i ka shkuar lista ditën e caktuar, Parlamentit një javë pas. Nuk është bërë kot ajo.

Do të jetë ndonjë video mbledhjeje, me zë të ulët si për shembull “si t’ia bëjmë që t’ia hedhim Presidentit për të futur njerëzit që do Rama", shtoi zyrtari i PD-së.

Më herët, gazetarja e kronikës Klodiana Lala u shpreh se, janë disa video që po përpunohen nga presidenca.

"Nuk bëhet fjalë për një video të vetme. Janë disa video që janë duke u përpunuar. Janë zëra zyrtarë nga Presidenca që na i kanë thënë. Nuk ka të bëjë më mbledhjet e KED, unë mendoj se shkon edhe përtej kësaj”, u shpreh ndër të tjera Lala.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco