Mbrojtja e prodhimit vendas, Basha: Do të paguajnë në doganë para se të hyjnë!

Mbrojtja e prodhimit vendas, Basha: Do të paguajnë në doganë para se të hyjnë!

12:56, 17/11/2019

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, u ka shpjeguar fermerëve të Lushnjës dhe Divjakës se si do të veprojë qeveria e tij për të mos lejuar produktet e huaja bujqësore dhe blegtorale të fundosin prodhimet vendase. Basha e vuri theksin tek dogana.

“Kontroll në dogana, që një prodhim që vjen si prodhimi juaj, le të themi që është me të njëjtën cilësi, jo më pak, po me të njëjtën cilësi, por që është mbështetur me subvencione më të larta se ai që merrni ju. Le të themi teorikisht që ju merrni 100 lekë subvencion për domaten dhe ai tjetri që vjen nga vendi X, merr 200 lekë, pra ai vjen dhe e sjell. Kështu?

Ai zotëria do të paguajë 100 lekë në doganë para se të hyjë. Do të vijë të konkurrojë në mënyrë të barabartë me prodhimin tuaj, nuk mund të vijë ai me një çmim më të ulët, me cilësi të njëjtë nganjëherë edhe më të dyshimtë vetëm e vetëm se ka marrë subvencion nga shteti i tij në një shumë më të madhe se ç’keni marrë ju.

Ndërsa sot ndodh e kundërta: Ju e prodhoni më mirë, e prodhoni më lirë, por vjen ai importuesi që ka marrë të njëjtin produkt nga një vend që është tërësisht i financuar dhe e shet më lirë se ju, pra dogana shqiptare do të fillojë të punojë për interesin e shqiptarëve dhe jo për të mbushur xhepat e qeveritarëve".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco