Ish-Eurodeputeteja gjermane, Doris Pack, ka qenë ditën e sotme e pranishme në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Politikania e njohur europiane, e cila ka dalë disa herë në mbështetje të kauzës së Teatrit, vizitoi edhe ekspozitën e artistit Avni Delvina në hollin kryesor të Teatrit Kombëtar.
Në një postim të mëhershëm në Facebook, Pack i quan aktivistët e Teatrit Kombëtar si "protestuesit e guximshëm".
Pack ndodhet në Shqipëri në kuadër të një seminari që Instituti Robert Schumann po organizon me të rinjtë.
NĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook gjatĂ« pasdites sĂ« sotme, Aleanca pĂ«r Mbrojtjen e Teatrit apelonte te qytetarĂ«t qĂ« ti dalin nĂ« mbrojtje godinĂ«s, pasi sipas informacioneve tĂ« tyre, nĂ« datat 16-17 nĂ«ntor, qeveria pritet tĂ« mĂ«syjĂ«.Â
"Sipas informacioneve paraprake, qeveria e Edi Ramës dhe bashkia e minionit të tij Erion Veliaj kanë synim të sulmojnë dhe shembin Teatrin Kombëtar.
Me pretekstin e aktiviteteve që do të zhvillohen më 17 nëntor në Tiranë, do të bëhet bllokimi i rrugës dhe i zonës rreth Teatrit.
Me urgjencën që e kërkon ky rast ju bëjmë thirrje të gjithë juve që e lexoni këtë thirrje, të na ndihmoni që sëbashku ta mbrojmë deri në fund Teatrin si qytetarë të lirë të këtij vendi", apelon AMT.
© SYRI.net