Ndodhi edhe kjo: Arta Vorpsi betohet si anëtare e Gjykatës Kushtetuese te... noterja

Ndodhi edhe kjo: Arta Vorpsi betohet si anëtare e Gjykatës Kushtetuese te... noterja

10:39, 14/11/2019
A+ Aa A-

Shqipëria nuk rresht së befasuari.

Në një interpretim në kushtet e të pabesueshmes, Arta Vorpsi e emëruara e KED për Gjykatën Kushtetuese, ka bërë betimin e saj në ‘kushte shtëpie’ pranë noteres Miranda Xhemalçe, duke shmangur betimin pranë presidentit Ilir Meta.

Vorpsi ka njoftuar për betimin institucionin e Presidencës, KED-në dhe Gjykatën Kushtetuese.

Në tekstin e betimit, gjyqtarja Arta Vorpsi thekson: “se do t’i qëndrojë besnike Kushtetutës së vendit”.

Mediat raportojnë edhe fjalët që Arta Vorpsi ka artikuluar para noteres, ku ndër të tjera ka deklaruar: Me dorën mbi Kushtetutë, betohem!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t14/11/2019 13:37

Milanist ,ke shume te drejte per sa i perket gabimit te berishes qe zgjodhi bashen,por nuk eshte ky i vetmi gabim i tij

Milanisti 3114/11/2019 11:06

Te gjitha keto do ndodhin, madje dhe me keq se keto derisa ne kry te PD do jet Luli. Ai po tradhton gjith popullin Shqiptare dhe partin Demokratike, e vetmja gje qe di te beje jane pazaret neper skuta me Edi Ramen ne kurriz te popullit dhe te partise se tij. I vetmi gabim qe ka ber doktor Berisha ne te gjithe karrieren e tij politike eshte Luli. Ky do shkaterroj gjithshka qe populli beri ne vitet 90!!

Pa emer14/11/2019 11:03

Miranda Xhemalce eshte presidentja e presidentit,ha,ha,ha

Shto koment

Denonco