'Stop projekteve famëkeqe...'/ Gjenerali shqiptar pyet Vuçiçin: Pse po armatoset ‘deri në dhëmbë' Serbia?

'Stop projekteve famëkeqe...'/ Gjenerali shqiptar pyet Vuçiçin: Pse po armatoset ‘deri në dhëmbë' Serbia?

22:43, 09/11/2019

Gjeneral Pirro Ahmetaj, i ka drejtuar tre pyetje Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçi, duke u ndalur tek armatosja e vendit.

Ndërsa bën thirrje që të ndalohet rikthimi i armëve në Ballkan, gjenerali kërkon të dijë nga Vuçic, se nga cili vend, vende ose Aleancë është e kërcënuar Serbia që po armatoset “deri në dhëmbë”.

Ndërkohë, pasi SHBA e paralajmëroi se nuk mund të marrë S-400 nga Rusia, Vuçiç u shpreh se Serbia blen vetëm armë mbrojtëse, e jo armë që mund ta vendosin atë nën sanksione.

“Serbia është duke e armatosur veten sepse është një vend i lirë. Një vend që nga të gjitha anët është i rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s, me të cilat ne duam marrëdhënie të mira”, tha Vuçiç.

Reagimi i plotë i Gjeneralit:

Të dashur bashkëkombas miq/koleg,

Me gjithë sforcon “prapagandistike” t? Presidentit Vuçic, nuk gjej pergjigje dhe ri-përsëris 3 pyetjet për Presidentin, këshilltarët, gjeneralët dhe ndjekësit e projekteve të Beogradit zyrtar:

Nga kush vend në rajon kërcënohet Serbia ?

Nga cili vend, vende ose Aleancë është e kërcënuar Serbia ?

Dhe pse po armatoset ‘deri në dhëmbë Serbia’ me 18 avjon MiG-29 (ekijvalent me F/35), si sisteme raketash S-3/400, buxhetin 907 million Euro për Vitin 2019, etj???

Si expert me 25 vjet eksperience në NATO, mendoj se 3 pyetjet nuk kërkojnë aftësi gjeopolitike të veçanta (ndriçuara), për t’iu përgjigjur edhe nga qytetarët e thjeshtë ?

Kam më shumë se 5 vjet, që nuk kam marrë përgjigje, dhe ripërsëris thirrjen: “Stop- Rikthimit të ballkanit te Armët, projektet famëkeqe dhe mëndjet e ndryshkura”?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco