Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë ka reaguar për dhunën dhe agresivitetin që policia ka ushtruar ndaj protestuesve paqësore tek Kuvendi gjatë ditës së sotme.
“Përdorimi i dhunës së dënueshme shtazarake për të shtypur protestën paqësore nuk është shenjë force, por dëshmi e frikës në palcë të regjimit që i trembet vullnetit të popullit”, shkruan Blushi.
Mesazhi i plotë:
Demokracia nuk mbrohet me përgjakjen e protestuesve paqësorë, me dhunë brutale, burgosje, shkopinj gome apo gaz lotsjellës por duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore, duke garantuar shtetin e së drejtës dhe duke dëgjuar zërin e popullit.
Përdorimi i dhunës së dënueshme shtazarake për të shtypur protestën paqësore nuk është shenjë force, por dëshmi e frikës në palcë të regjimit që i trembet vullnetit të popullit.
Dhuna shtetërore mund ta shpërndajë një protestë përkohësisht, por nuk mund t'i shuajë kurrë kërkesat legjitime të shumicës dërrmuese të shqiptarëve për liri, demokraci, dinjitet, drejtësi dhe një shtet ligjor. Asnjë regjim që mbështetet te frika dhe represioni nuk është i përjetshëm.
Vullneti i sovranit mbetet forca më e madhe dhe triumfi i tij është i padiskutueshëm.
© SYRI.net