Pas arrestimeve të dhunshme nga ana e policisë, lidhur me tensionet që u zhvilluan përpara Kuvendit, opozita është interesuar pranë ambienteve të Komisariateve ku janë shoqëruar.
Deputeti i PD, Klevis Balliu është paraqitur pranë Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, për të ndjekur nga afër zhvillimet ligjore ndaj protestuesve të arrestuar.
Protesta e kĂ«saj tĂ« enjte nĂ« Parlament u shĂ«nua me tensione tejet tĂ« larta, me uniformat blu qĂ« pĂ«rdorĂ«n ujĂ«, gaz lotsjellĂ«s dhe spraj djegĂ«s pĂ«r tĂ« shpĂ«rndarĂ« qytetarĂ«t, tĂ« cilĂ«t kishin ârrethuarâ ligjvĂ«nĂ«sit socialistĂ« dhe kabinetin qeveritar, duke mos i lĂ«nĂ« tĂ« largohen.
Policia nuk ka kursyer as ujin me piper dhe as gazin lotsjellës, duke vënë në rrezik të drejtpërdrejtë shëndetin e qytetarëve.
Aksioni agresiv ka bërë që persona të asfiksuar dhe të bllokuar nga gazi të prangosen e të tërhiqen zvarrë nëpër tokë, ndërsa numri i të arrestuarve ka shkuar në 18.
© SYRI.net