Lajmi i fundit

LIVE - Numërimi i votave në Këshillin Kombëtar të PD

VIDEO/ Protestat në Shqipëri shkojnë në Parlamentin Europian, Lëvizja ‘5 Yjet’ kërkon debat dhe rezolutë

21:39, 01/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protestat qytetare që zhvillohen prej më shumë se 32 ditësh, në Shqipëri shkojnë në Parlamentin Europian.

Kështu u shpreh kreu i delegacionit të ‘Lëvizjes 5 Yje’ në Parlamentin Evropian, Pasquale Tridico, gjatë një konference për shtyp në Strasburg,

Delegacioni i ‘Lëvizjes 5 Yje’ në Parlamentin Evropian ka propozuar që të përfshihet në agjendën e seancës plenare, që pritet javën e ardhshme në Strasburg, një debat, që do të pasohet nga një rezolutë, mbi situatën në Shqipëri.

‘Ky është një debat’ jo vetëm ‘për Shqipërinë, por mbi të gjitha për një çështje demokratike, dialogu dhe pjesëmarrjeje që duhet hapur me përfaqësuesit e shoqërisë civile’, theksoi Tridico.

Titulli i propozuar i debatit do të jetë ‘Deklaratë e Këshillit dhe Komisionit mbi situatën në Shqipëri: garantimi i dialogut demokratik dhe pjesëmarrjes qytetare’, që do të paraprinte në seancën plenare votimin e një mocioni me të njëjtin titull, i fokusuar në zgjerimin e BE-së, shtetin e së drejtës në Shqipëri.

Propozimi është aktualisht në shqyrtim nga Konferenca e Kryetarëve në Parlamentin Evropian, kur do të merret edhe vendimi për përfshirjen ose jo të debatit në agjendën përfundimtare të seancës plenare.

‘Vajzat dhe djemtë në Shqipëri nuk po protestojnë vetëm për një çështje mjedisore, por për shumë më tepër: shtetin e së drejtës, pjesëmarrjen demokratike, të drejtat e shkelura dhe pagat e ulëta.’ tha kreu i delegacionit të Lëvizjes Pesë Yje në Parlamentin Evropian, Pasquale Tridico për mediat.

‘Shpresoj, shtoi kreu i delegacionit të M5S, që nëse një ditë BE do ta pranojë Shqipërinë, vendi të flasë me zërin e shoqërisë civile, të njëjtin zë të të rinjve që sot protestojnë për të drejta të shenjta.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco