Protesta qytetare para Parlamentit: Narkopolicia shoqëron 20 protestues në komisariate

Protesta qytetare para Parlamentit: Narkopolicia shoqëron 20 protestues në komisariate

14:10, 02/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas përplasjes së fortë para Kuvendit, forcat e policisë kanë shoqëruar rreth 20 protestues në komisariatet e kryeqytetit, ndërsa tensionet kanë vijuar për disa orë në zonën përreth Parlamentit.

Gjatë ndërhyrjes janë përdorur shkopinj gome, gaz lotsjellës, spraj me piper dhe autobotë me ujë për shpërndarjen e protestuesve, duke shkaktuar kaos dhe incidente të shumta.

Ndërkohë, raportohet se 7 efektivë policie janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se disa prej tyre mund të jenë lënduar si pasojë e ekspozimit ndaj gazit lotsjellës të përdorur gjatë operacionit nga vetë forcat e rendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco