VIDEO/ Kush është prokurori Ndoja, që iu bë atentat

VIDEO/ Kush është prokurori Ndoja, që iu bë atentat

17:34, 01/11/2019
A+ Aa A-

Arjan Ndoja, shënjestra e atentatit të pasdites së sotme, është prokurori që u vu në qendër të vëmendjes së opinionit publik, pas u shigjetua nga kreu i ekzekutivit, Edi Rama dhe zv.kryeminsitri, Erion Braçe, për lidhje me krimin e organizuar.

Këto deklarata u kryen pas arrestimit të ish-drejtorit të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, tashmë i liruar, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Ndoja u sulmua nga Rama dhe Braçe pikërisht sepse ishte prokurori  që kishte marrë nën shqyrtim dosjen e hetimit mbi Pulën.

Megjithatë, krahas pretendimeve të ngritura nga dy eksponentët e qeverisë, disponohen disa fakte që dëshmojnë shkeljet e mëparshme të Ndojas me detyrën.

Më 19 korrik 2018, Ilia Ilia, avokati që ka mbrojtur Lul Berishën u dhunua fizikisht nga dy persona teksa po dilte nga Gjykata. Avokati akuzoi se pas ngjarjes fshihej prokurori Ndoja, me të cilin ka debatuar gjatë një seance gjyqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco