‘Bomba’ e revistës më të madhe gjermane: Rama mbahet në pushtet nga mafia e drogës

‘Bomba’ e revistës më të madhe gjermane: Rama mbahet në pushtet nga mafia e drogës

21:21, 21/10/2019
A+ Aa A-

Revista më e madhe në Europë, prestigjiozja gjermane Spiegel shkruan se vetoja e Francës ka bllokuar nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Revista thekson se që tani drejtuesit e lartë në BE kanë nisur të flasin për një gabim historik. Vendimi ka qenë veçanërisht i hidhur për Maqedoninë e Veriut, shkruan revista.

Por kur bie fjala për Shqipërinë, revista ndan tjetër mendim.

‘Në rastin e Shqipërisë, refuzimi i negociatave të pranimit në BE është më i kuptueshëm. Reforma në drejtësi dhe shtetin e së drejtës ka ngecur.

Kryeministri socialist Edi Rama, në detyrë që prej vitit 2013, dyshohet se ka mbajtur partinë e tij në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar, veçanërisht të mafias së drogës.

Vetë Rama, i njohur në Perëndim për paraqitjen e tij në atlete dhe i admiruar si artist, kultivon një stil gjithmonë e më autoritar në politikën e brendshme.

Ndarja e negociatave të pranimit- me një shtyrje për Shqipërinë dhe një fillim për Maqedoninë Veriore- do të ishte një mundësi për BE-në që të ruajë besueshmërinë e saj në rajon. Sidoqoftë, Franca rezistoi edhe kundër kësaj,’ shkruan revista.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 21/10/2019 23:29

Opozita duhet te reagoj me te gjitha mjetet cfare pret akoma ose na thoni qe kjo eshte qeveria ta gezoni partine komuniste dhe te ikim dhe ne jashte shtetit cfare te bejme ne kete vend te bukur por me maskarenj.

t21/10/2019 21:45

Edhe ketu franca gaboi duke na futur ne nje thes me maqedonine qe i meritonte hapjen e negociatave.Po te na kishin ndarr,mbetja jone jasht do ishte me e rende ,por ne fakt do ishte nje e keqe qe do na bente mire perzhvillimin e demokracise

Shto koment

Denonco