Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Fuqia e marketingut për sukses në biznes. Sekretet dhe sfidat

Shpërthen kundër Ramës/ Regjisori i njohur: Ç’është ky bej, mashtrues,  tradhtar, miliarder nën efektin e kimikateve

Shpërthen kundër Ramës/ Regjisori i njohur: Ç’është ky bej, mashtrues, tradhtar, miliarder nën efektin e kimikateve

15:02, 20/10/2019
A+ Aa A-

Regjisori Osman Mula ka pasur një reagim të fortë kundër kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit ka firmosur marrëveshjen e Minishengenit me Serbinë, duke përjashtuar nga ky proces Kosovën.

Tonet e Mulës kanë qenë mjaft të forta, edhe pasi mbledhja e intelektualëve vinte pas vendimit të BE-së për të mos çelur negociatat me Shqipërinë. Regjisori u shpreh se Edi Rama ka bërë një tradhëti ndaj shqiptarëve, duke fyer dhimbjen e viktimave të luftës në Kosovë.

“Unë e kam më të vështirë se të gjithë ju për t’u shprehur për këtë problem, po si një djalë nga Gjakova i lindur në Tiranë kam të drejtë që të shprehem për veprimet skandaloze të këtij kryeministri.

Europa na ka mbyllur katër herë dyert dhe ky kryeministër skandaloz thotë pyesni presidentin francez se pse kjo ka ndodhur kjo. Po ti për çfarë je këtu, je për t’u bërë milioner, ndërron makinat sa herë që do, kur në europë një njeri jep dorëheqjen për një shishe verë dhe në Japoni pse vonohet treni për një minutë.

Kërkon që të tërheqë vëmendjen nga moshapja e negociatave dhe shkon të takohet atje me serbin. Për këtë person që është në pushtet më janë mbaruar fjalët, është një personazh i dobët i një drame shumë të dobët që po luhet në vendin tonë.

Për Kosovën të të vijë marre, kë pyete ti që vure dorën te ai, që nuk e ka pranuar akoma Kosovën, kë pyete ti, nuk më pyete as mua që jam në Shqipëri dhe as prindërit e mi që janë në Gjakovë! Nuk ke pse më pyet mua, po duhet të pyesësh shqiptarët! Atyre ndërkombëtarëve që thonë po largohemi nga Shqipëria me impresionet më të mira, iu them që të tregojnë valixhet që kanë marrë nga këtu.

Ky duhet të ikë, se nëse largon këtë, largon edhe kuçedrën që të pi ujin atje te shtëpia, largon edhe PPP-të! Ky njeri është nën efektin e kimikatëve. Ka hyrë 5 minuta që të luajë basketboll dhe ka dalë për 5 minuta, pasi ishte agresiv.

Kë pyete mor zotëri, si mor del ti i jep dorën atij që të ka vrarë vëllezërit e tu?! Ç’është ky bej, ç’është ky pronar që nuk ka asnjë pronë, që fyen artistët dhe i nxjerr në rrugë?! Qysh sa ka ardhur dhe derimë sot, 22 vite, ka mashtruar, gjithçka tjetër mund të bëjë që të ndërrojë vëmendjen e europës. Këtij njeriu duhet me i thënë ne s’po të heqim dot por ik vetë të paktën”, u shpreh regjisori Mula.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krtva23/10/2019 11:39

Kur flet osman mula , eshte sikur flet , Lula, nje fyell i thate i thone nga Erseka, nje egoist tipik shkodrani qe do te bie ne s, pra frikacak tipik qe ben zhurme per tu mbuluar.

Sulua21/10/2019 04:39

Z. MULA, do t'Ju lutesha te gjithe seres Tuaj, mos u merrni me ate karagjoz. Ai duhet perçmuar duke mos u marre me Të. Ai kenaqet me irritimin Tuaj. Atoj nuk i bejne pershtypje padojat e zullumeve qe bën. Ai nuk konsideron asgje nga ato qe i thoni , perkundrazi ben te kunderten , per tu dukur kastravec. Ai eshte nje HALE dhe sa tundet haleja nga pordhet, aq degjon edhe ai nga vrejtjet qe i behem. Mundohuni ta injoroni, mos u merrni me atë. E kuptoj qe eshte e veshtire per te gjithe ata qe kane sado pak idealizem per kete vend.

Sehiri20/10/2019 18:44

Shumicen i ke thene mire o ASMON MULA,po nuk marr vesh se ku te vajti mendja ta krahasosh me bejleret ket ndyresire bre burr i dheut !? Apo ca nga mosha ca nga reminisenca thuaj!

Arberi20/10/2019 17:06

Bravo Osman kane mbaru fjalet me Ramen tani pritet te kërcasi ska rruge tjetër.

Shtetrrumpalle 20/10/2019 17:02

Nje tjeter arsye, ne morine e interesave personale mbi te cilet eDRAMA perdori vetingun per te shkrire gjykatat e larta ne vend. Nuk ekzistojne me institucione shteterore ku mund te kundershtohen krimet e tij te shumta kushtetuese, dhe padyshim gatantohet pandeshkueshmeria e diktatorit.

Shto koment

Denonco