'Effenbergun nuk e falën, po Borschardt-in?'...

'Effenbergun nuk e falën, po Borschardt-in?'...

18:47, 15/10/2019
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i rikthehet edhe një herë gjestit të turpshëm të ambasadorit të OSBE në Tiranë, Berndt Borschardt, i cili u tregoi gishtin e mesit protestuesve të “Unazës së Re”.

Në një postim në rrjetet sociale, teksa risjell në kujtesë gjestin e ish futbollistit dhe ish kapitenit të Gjermanisë Stefan Effenberg, i cili në Botërorin e ’94 në SHBA, përballë Koresë, do të bënte të njëjtin gjest me diplomatin e OSBE, Vasili shprehet se kur nuk falen futbollistët, si mund të falet një ambasador, përcjell Syri.net.

Ja postimi i plotë i Vasilit:

Effenbergun nuk e falën po ambasadorin???

Nje gjerman shume i famshem, ylli i kombetares gjermane te futbollit Stefan Effenberg u debua nga Skuadra Kombetare per gjestin e tij te ngritjes se gishtit te mesit.

Kjo ndodhi ne vitin 1994 gjate Kampionatit boteror ne SHBA, kur Effenberg po dilte nga fusha gjate ndeshjes Kore- Gjermani.

Plot 25 vjet me pare Effenberg nje nga yjet e futbollit gjerman u denua shume rrepte per kete gjest.

Bile Federata Gjermane e futbollit ka vendosur edhe gjobe te vecante per nje gjest te tille.

Futbollistet,qe perjetojne dhe trasmetojne emocione te jashtezakonshme nuk falen per gjestet e tyre qofshin edhe yje.

Po ambasadoret qe ngrene gishtin e mesit e qe bejne gjeste te tilla te shemtuara si mund te falen???

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

:Redi..15/10/2019 20:03

Me siguri ky surrat palaco duhet te ket ndonje gen Nazisti ose ne rinin e tij do te ket qene Naziskin,ndryshe nuk kuptohet ai gjest i ndyre prej tij.

Shto koment

Denonco