Shumë po përdoresh shoqja Arta

Shumë po përdoresh shoqja Arta

19:55, 23/09/2019
A+ Aa A-

Nuk mund të mungonte as kamikazja e rilindjes Prokurorja e Përgjithshme (e përkohshme), Arta Marku, në ofensivën e qeverisë kundër Fake Neës. Pas Ramës, Llleshajt, Xhaçkës, Shahinit Braçes që fajësuan me radhë mediat, ajo i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë së Tiranës që të nisë vlerësimet, sa i përket përhapjes së lajmit fals për tërmetet, mbrëmjen e djeshme. Pak orë përpara se Prokuroria të nxirrte njoftimin e saj zv kryeministri Braçe deklaroi: “Autorët e këtij lajmi të rremë do të përballen me ligjin në fuqi. Forca e ligjit do t’i japë fund këtij dezinformomi. Loja me lajm të rremë duhet të marrë fund ligjërisht. Askush nuk ka ndërmend sot dhe as nesër që të falë lotët e të qarave të foshnjave, që dëgjoheshin dje. Nuk kam ndërmend të fal akthin e prindërve dje me fëmijët në prehër. Nuk kam ndërmend të fal mundimin e të moshuarve. Nuk kemi ndërmend t’i falim dhe nuk bëjmë kompromis me atë që ndodhi dje. Kush nga këta që mendon se çudia më e madhe zgjat 3 ditë, madje dhe ata politikanë, si ai që ka munduar këtë popull për 30 vite, nuk do ja dalë”, tha Braçe. Menjëherë receptorët e Arta Markut që është ne garë për tu bërë prokurore e përhershme, e kapën sinjalin.

Njoftimi i plotë:

Prokurorja e Përgjithshme znj. Arta Marku kërkoi nga Pokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, vlerësimin e menjëhershëm ligjor në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët.

Në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të Ligjit nr.97/2016 ”Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, pa cënuar sekretin hetimor Prokurorja e Përgjithshme znj. Arta Marku. 

Nga 55news.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vjollca24/09/2019 01:57

Mundohu sa te duash,median e lire dhe mendjen tone se mbyt dot ti o maloke idiote!

t23/09/2019 21:15

Foli edhe miu i gjirizit braçja.por edhe nqs dolem ne rruge se mos binte tetmet,çfare te keqe ka o miush,apo e besove edhe vete dhe dole jasht

Shto koment

Denonco