Meta: S'ka paqe nëse interesi personal dhe grykësia për pushtet e pasuri, prevalon mbi interesin e përbashkët

Meta: S'ka paqe nëse interesi personal dhe grykësia për pushtet e pasuri, prevalon mbi interesin e përbashkët

08:38, 21/09/2019
A+ Aa A-

Nga Ilir Meta.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, kujtojmë porosinë e Shenjtores sonë të dashur, Shën Nënë Tereza: “Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde!”

Këto fjalë kaq të thjeshta por kumbuese, mbartin një mesazh kuptimplotë dhe aktual në çdo kohë, se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme, sociale e shpirtërore, pa dashurinë e pakushtëzuar për familjen dhe për njerëzit e afërt që na rrethojnë.

Paqja nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë!

Paqja fitohet me shumë mund dhe sakrifica, deri edhe sublime.

Paqja është po aq e vështirë të ruhet dhe të mbrohet, po aq sa mund të fitohet.

Nuk mund të ketë paqe nëse nuk respektohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, nëse egoja, ambicja, interesi i ngushtë personal, si dhe grykësia për pushtet e pasuri, prevalon mbi interesin e përbashkët.

Paqja e sigurtë, afatgjatë dhe e qëndrueshme garantohet vetëm kur liritë, të drejtat, aspiratat dhe nevojat e qytetarëve, mbrohen përmes sundimit të shtetit të së drejtës.

Në rajonin tonë, kujtimet e hidhura, dhimbjet, vuajtjet dhe pasojat e rënda që lanë pas luftrat, masakrat, genocidet dhe regjimet diktatoriale janë ende të freskëta.

E kaluara kur harrohet, rrezikon të përsëritet!

Duhet të jemi shumë vigjilentë ndaj çdo tentative që do të mund të cenonte sovranitetin, paqen, qetësinë, mirëkuptimin, respektin reciprok dhe bashkëjetesën mes njerëzve, popujve, kombeve, etnive dhe besimeve, duke synuar mbjelljen e farës së paragjykimeve, ndenjës së urrejtjes dhe autoritarizmit, veçanërisht nga keqpërdorimi i shtetit për përfitime personale dhe të pushtetit.

Në zemër të NATO-s, është demokracia. Si anëtare e saj, Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet, angazhimin për ruajtjen e paqes, sigurisë e stabilitetit kudo në botë, në radhë të parë duke dhënë shembullin e vet, jo vetëm për ruajten e e vlerave dhe parimeve që përfaqëson kjo Aleancë, por edhe duke vijuar të jetë shembull për rolin e saj si faktor kyç i paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari21/09/2019 10:23

I nderuar Z. President! Kursejani talljen, injorimin dhe perqeshjen ketij populli kaq te vuajtur dhe kaq te uritur per mireqenie, liri, demokraci dhe drejtesi!!!! Ju po flisni sikur zbritet kete vit ne token shqiptare. Mos na ofendoni, mos na merrni per popull idiot, driteshkurter dha pa memorje, Ju lutem! Po Ju, z. President, a ndiheni fajtor per gjendjen ku ndodhet sot Shqiperia, si kurre me pare ne historine e saj???? A nuk ishit ju Kryeminister i Shqiperise ne vitin 2001, kur zgjedhjet elektorale qe beri qeveria qe ju drejtonit, u cilesuan zgjedhjet me te keqia dhe me te manipularat e driatehershme? A nuk ishit ju, z. Meta, me aleancen me Berishen, qe mbajtet ne pushtet qeverine 2 te PD ne vitin 2009? A nuk ishit ju, Z. Meta zv/Kryeministri i Shqiperise dhe ministri i ekonomise ne qeverine Berisha 2, i kapur ne pergjime per korrupsion dhe dallavere? A nuk ishit Ju, z. Meta, ai qe me aleancen tuaj me Edi Ramen ne 2013, e sollet te keqen ne pushtet dhe lali Erin ne krye te bashkise se Tiranes???!!!! A nuk ishit ju z. Meta, ne 2013, kryetari i Parlamentit te Shqiperise, ku kishit ne dore me forcen tuaj politike ta detyronit qeverine dhe politiken, te bente "detyrat e shtepise" qe te hapeshin negociatat me BE dhe shqiptaret (sepse politikanet nuk e duan kurre) te futeshin ne familjen evropiane me dinjitet dhe koken lart??!!!! Prandaj keto deklarata populiste, si Kofini pas te vjelave, jane nje tallje qesharake me popullin tend!!!! Disa politologe, Ju quajne politikan i madh, me eksperience ne politike, i fuqishem ne politike. I madh per cfare? Me eksperience per cfare? Per pazare me kundershtarin? I fuqishem per cfare? Qe nuk po te burgosin dot keta qe jane ne pushtet sot, sepse ato qe ke vjedhur ti gjate qenies ne pushtet, jane nje grusht miell ne krahasim me ato miliarda euro qe po vjedhin sot???? Cfare tallje me popullin tend???!!!!

Shto koment

Denonco