Faktet e reja për Kajmakun/ Paloka: Prisni kur të dalë Rama e të thotë 's'ka lidhje me PS-në'

Faktet e reja për Kajmakun/ Paloka: Prisni kur të dalë Rama e të thotë 's'ka lidhje me PS-në'

17:38, 26/08/2019
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, reagon sërish pas publikimit të fakteve të reja që inkreiminojnë kryebashkiakun monist të Vorës, Agiom Kajmaku.

Sipas tij, kriminelët nuk i afrohen Ramës me dredhi, por është Rama që i ka zgjedhur me kujdes dhe vetëdije.

"Pas pak ditësh pritet të dalë Rama e të deklarojë se dhe Kajmaku nuk ka më punë me PS...siç ka bërë me gjithë të tjerët. Në fakt asnjë prej tyre nuk ka patur kurrë lidhje as me PS", shkruan ndër të tjera Paloka.

Reagimi i plotë i Edi Palokës:

PD i nxjerr faktet se ka qene i arrestuar per fallsifikim parashe , i eshte arratisur drejtesise dhe nuk e ka paraqitur kete ne formularin e dekriminalizimit sic e kerkon ligji, Kajmaku i Rames “pergenjeshtron” duke deklaruar se nuk eshte marre me trafiqe...

Eshte e njejta rutine deklaratash e bere me se bajate qe nga i inkriminuari i pare “i kapur” nga PD ne rrjeten e ligjit te Dekriminalizimit . Deri tani jane rreth 300 nga deputete, kryebashkiake e drejtues te niveleve te ndryshme ne administrate, te gjithe te perzgjedhur nga Rama. Vrasje, perdhunime, trafik droge, prostitucion, grabitje, fallsifikime...keto jane cv e “elites” se Rames, ajkes “rilindase”.

Pas pak ditesh pritet te dal Rama e te deklaroje se dhe Kajmaku nuk ka me pune me PS...sic ka bere me gjithe te tjeret.Ne fakt asnje prej tyre nuk ka patur kurre lidhje as me PS !

Po sidoqofte, nuk eshte “faji” i tyre ! Nuk jane ata qe i afrohen Rames me dredhi “duke i fshehur te verteten”, sic perpiqet te mashtroje trashe dhe per te treqinten here Rama. Eshte Rama qe i ka zgjedhur me kujdes dhe me vetedije te plote.

Tanime dhe me i humburi e ka kuptuar se kjo eshte strategji e Rames per te marre e mbajtur pushtetin nepermjet krimit. Jo rastesisht keta “tipat” “zbulohen” sidomos ne zonat e njohura si bastione demokratesh, por jo vetem.

Krimi ka sot padrinon e tij tek Rama dhe vetem largimi i tij do shpetoj vendin nga rrokullisja ku po e con kjo lidhje Krim-Rame-Oligarke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco