‘Narcotica’/ Rama sulmon Rai3: Kjo nuk është gazetari

‘Narcotica’/ Rama sulmon Rai3: Kjo nuk është gazetari

15:37, 10/08/2019
A+ Aa A-

14 ton kokainë të kapura para se të niseshin me nëndetëse drejt Shqipërisë, nbjellja e 1 të tretës së Shqipërisë me kanabis në vitin 2019 janë vetëm disa prej zbulimeve të bëra nga emisioni italian ‘Narcotica’, që ka goditur aq shumë qeverinë aq sa edhe Edi Rama ka vendosur të sulmojë televizionin italian Rai3.

Pas zv/ministres Rovena Voda dhe ministri Sandër Lleshi, Edi Rama kryeministër ka vendosur të sulmojnë mediat që i nxjerrin të vërtetat në shesh.

Për Edi Ramën, emisioni  ‘Narcotica’ nuk është gazetari dhe s’ka asnjë lidhje me gazetarinë.

‘S’kemi ç’bëjmë! E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari, po me gazetarinë s’ka pikë lidhje.

Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat, punët, veprat. Ato do të flasin, kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës’, shkruan Rama në Tëitter.

Çdo media që sulmon Edi Ramën dhe qeverinë e tij, që nxjerr të vërtetat që ky i fundit kërkon ti fshehë, nuk është gazetari.

Tani përveç sulmeve ndaj medieve në Shqipëri, Edi Rama dhe ushtarët e tij kanë vendosur të sulmojnë edhe mediat ndërkombëtare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz10/08/2019 18:02

Po mor zorraxhi po, edhe kesaj qe ti kryeson nuk i thone qeveri por qeneri dhe hajduteri, o drogaxhi!

Shto koment

Denonco