Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Fuga për Syri TV: Mbledhja e Akademisë së Shkencave për dekretin e Presidentit, e paligjshme

Fuga për Syri TV: Mbledhja e Akademisë së Shkencave për dekretin e Presidentit, e paligjshme

17:10, 19/07/2019
A+ Aa A-

Mbledhja e Akademisë së Shkencave për dekretin e Presidentit të Republikës ishte e paligjshme.

Kështu është shprehur në një intervistë për Syri TV akademiku Artan Fuga.

Sipas tij, ligji i ri nuk e reformon Akademinë.

“Nuk merren vendimet në ditë pushimi. Mund të mblidheshin të hënën. Mblidhemi në atë mbledhje me vendim të Këshilli Ekzekutiv të Akademisë. Kjo intancë nuk ka të drejtë të thërrasë. Merrnin pjesë vetëm 22 nga 44 akademikë. Dhe mbi të gjitha u thashë se jemi duke kërkuar të votojmë që presidenti ta rishikojë dekretin e kreut të shtetit. Ky e gjeni konceptin që nuk ekziston.

Mbledhje e paligjshme. Imagjino pastaj vendimin. Unë jam ai që mbron presidentin e Republikës, që di vetë si vepron. Por ti kërkosh pas 5 ditësh që të rishikojë vendimin, kjo është të tallesh me shtetin shqiptar. Unë do të luftoj derin në fund që ajo Akademi që respektojë ligjin dhe të jetë konfron ligjit”, u shpreh Fuga.

Sipas Fugës, çdo gjë është e qartë. Në zgjedhjen e kryetarit të ri të Akademisë së Shkencave, është shkelur ligji.

“Atë që thashë sot në mbledhje. Ky ligj në fuqi, me të cilin u bënë zgjedhjet nuk e ka bërë Ilir Meta, madje as ky Kuvend që është sot. Nuk mund të jetë anëtar i asamblesë një individ që është zgjedhur në organe kushtetuese dhe që është kryetar i një partie. Kjo është e qartë.  U them jo se është shkelur ligji.

Intervista:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco