‘Sorosi po shkatërron Shqipërinë’/ Ish-diplomati: Ose trup më trup me Ramën ose të ikim të gjithë

‘Sorosi po shkatërron Shqipërinë’/ Ish-diplomati: Ose trup më trup me Ramën ose të ikim të gjithë

23:34, 15/07/2019
A+ Aa A-

Mal Berisha, ish-ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe tha në emisionin  “A show” të Adi Krastës se shqiptarët menduan për ndryshim në vitin 2013 sepse gjërat ishin keq, por tashmë gjërat janë edhe më keq.

Ai shtoi se pas kryeministrit Edi Rama qëndron Soros, që mund të shkatërrojë Shqipërinë.

“Rasputini ka qenë një njeri që këshillonte  Carin dhe e çoi Rusinë në shkatërrim. Kjo mund të ngjajë në vendin tonë, në tjetër formë. George Soros që qëndron pas kryeministrit mund të sjellë pasoja të mëdha. Ne e duam demokracinë si popull. Ne hodhëm një qeveri të mëhershme, duke thënë ja ta provojmë. Nëse më 2013 ishin gjërat keq, tashmë janë më keq. Ka dy alternativa, ose do të përballemi trup më trup me një njeri ose do ikim të gjithë”, tha Berisha.

Mal Berisha theksoi se raporti mes Shqipërisë dhe Kosovës historikisht ka qenë vëllazëror, ndërsa ka kritika për mënyrën sesi po bëhet politika ndër-shtetërore.

“Ka probleme, sidomos në ekonomi, e cila funksionon në mënyrë të tmerrshme. Nuk ka lidhje ekonomike mes dy vendeve. Shqipëria në bregdet është zhvilluar për shkak të vëllezërve dhe motrave tona kosovare dhe e kanë zhvilluar këtë treg. Unë kam lidhje shpirtërore me Kosovën që tejkalon ndjesinë e një patrioti, edhe për shkak se kam lindur afër kufijve”, deklaroi ai.

Në lidhje me faktin që në krye të Ministrisë së Jashtme është Gent Cakaj, që është më origjinë nga Kosova, Mal Berisha u shpreh se zgjedhja e Cakajt nuk ka qenë pse ai është shqiptar i Kosovës, por është bërë për shkak të klaneve.

“Mendoj se zgjedhje nuk ka qenë që të kemi në krye të Ministrisë Jashtme një djalë nga Kosova. Mendoj se ka të tjera arsye. Janë njerëz brenda klaneve. Më thuaj një ambasador që ka bërë punë në këto 6 vjet dhe unë respektohem me nder e respekt”, deklaroi Mal Berisha.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco