Profesori i Të Drejtës Penale: Reforma në drejtësi, një eksperiment që ka dështuar

Profesori i Të Drejtës Penale: Reforma në drejtësi, një eksperiment që ka dështuar

19:18, 13/07/2019

Ish-Ministri i Drejtësisë, Shefqet Muçi, një ndër juristët më të njohur në vend dhe profesor i Të Drejtës Penale, e cilëson reformën në drejtësi dështim të plotë.

”Reforma në drejtësi është thjesht një eksperiment në Shqipëri dhe për mua ka dështuar. Janë disa institucione që nuk ekzistojnë, janë 35-40 mijë dosje në Gjykatën e Lartë që presin të shqyrtohen dhe kjo është një gjëndje skandaloze. Askush nuk mund të mburret dhe të thotë që ne po bëjmë një reformë të suksesshme. Flasin vetëm ata që e kanë filluar këtë punë dhe nuk duan të tërhiqen nga gabimet që kanë bërë. Nuk pranojnë dështimin për mënyrën se si e kanë bërë këtë reformë. Ne si specialistë kemi folur publikisht që në fillim që kjo mënyrë do sjellë shumë probleme dhe zvarritje por nuk na dëgjoi kush. Edhe më e rëndë janë disa propozime sidomos të të huaje që për në Gjykatën e Lartë të marrim nga gjykatat e tjera. Kjo është skandaloze. Një tjetër problem është kur politikanë të ndryshëm deklarojnë se kundërshtari politik ka frikë nga kjo reformë. Ky është sabotim i pastër i reformës. Kjo krijon përshtypje të gabuar sikur reforma në drejtësi bëhet për të gjykuar emrat dhe jo sistemin. Reforma në drejtësi bëhet pa emra. Nëse ne bëjmë një reformë për të goditurr njërin apo tjetrin ajo nuk është më reformë. Ajo është hakmarrje”, shprehet Muçi.

Sipas tij, aktualisht nuk kemi Kushtetutë, por thjesht një rregullore.

”Ajo është ndryshuar aq herë edhe për gjëra nga më banalet dhe tashmë nuk mund të quhet më Kushtetutë por një rregullore e zakonshme që ka ndryshuar dhe mund të ndryshojë sa herë i teket politikës”, deklaron ish ministri i drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco