VIDEO/ Komisioni Hetimor për presidentin, Vasili: S'kanë ç'shkarkojnë, thjesht do të turpërojnë veten deri në fund

VIDEO/ Komisioni Hetimor për presidentin, Vasili: S'kanë ç'shkarkojnë, thjesht do të turpërojnë veten deri në fund

20:46, 12/07/2019
A+ Aa A-

I ftuar në News 24, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka komentuar ngritjen e Komisonit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit të Republikës Ilir Meta.

Sipas Vasilit, kreu i shtetit nuk ka bërë asnjë shkelje, ndërsa shtoi se deputetët aktualë në parlament janë zgjedhur në sajë të zgjedhjeve të shtyra të ish presidentit Bujar Nishani.

“Kam dëgjuar idiotë politikë që thonë se opozita pse nuk ankohet në Gjykatë Kushtetuese. Ne ishim dakord me vendimin e presidentit, nuk kemi pse ankohemi. Për çfarë do ankohej? Është dakord opozita me vendimin e presidentit. Do ngrihet Komisioni Hetimor. Do të hetojë se presidenti ka shtyrë zgjedhjet. Ky është vendim rutinë. Shtyrjet e para në Shqipëri i ka bërë Ramiz Alia. Të dytin precedent e ka Alfred Moisiu. Këta idiotë në pushtet janë aty nga zgjedhje të shtyra. Ata duhet të mbaheshin më 7 maj dhe u mbajtën në qershor. Nishani shtyu zgjedhjet. Të gjitha rastet kanë shtyrë konfliktin e mundshëm civil. Ilir Meta shmangu konflikt civil. Ai veproi si presidentë të tjerë.

Nuk do të shkarkohet. Do konfirmohet deri në fund se këta janë idiotë. Po çfarë ka bërë Ilir Meta? Asgjë. Ka përdorur precedentin e përdorur që nga 1991. Çdo bëjnë do varrosin të gjithë presidentët? Nuk kanë çfarë të bëjnë. Kanë lindur nga zgjedhje të shtyra dhe duhet të marrin në shqyrtim zgjedhje të shtyra. Nuk mund të vazhdohet me këtë bastarditet politik. Nuk kanë çfarë të shkarkojnë, pasi nuk ka shkelje”, tha Vasili.

Pjesë nga intervista e Vasilit:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco