Rezistenca e CDU-së Merkel ndaj Edi Ramës/ E besuara e kancelares drejt presidenës së KE

Rezistenca e CDU-së Merkel ndaj Edi Ramës/ E besuara e kancelares drejt presidenës së KE

19:58, 02/07/2019
A+ Aa A-

Përpara zgjedhjeve, por edhe pas tyre, disa media të njohura ndërkombëtare, si BBC, raportuan se fati i zgjedhjeve lokale do jetë i lidhur me nisjen e negociatave.

Nëse i besojmë disa mediave gjermane, si Sueddeutsche Zeitung, Shqipëria nuk ka shans të nisë negociatat me mënyrën se si u mbajtën këto zgjedhje lokale.

Ndërkohë të martën është bërë e ditur se një politikane e CDU, Ursula von der Leyen do jetë në krye të Komisionit Europian. Ajo është një e besuar e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Por a është një lajm i mirë ky për Shqipërinë?

Mbetet për t’u parë, por gazetarja austriake, Adelheid Woelfl, shkruan në DerStandard, se rezistenca e CDU-së gjermane ndaj qeverisë shqiptare, do të vazhdojë.

“Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE u vonua në qershor nga CDU-jë gjermane. Me shumë gjasa, vetëm Maqedonia e Veriut do të marrë dritën e gjelbër këtë vit gjithsesi. Sepse në CDU, por edhe në Francë dhe Holandë, ka rezistencë të fortë kundër Shqipërisë- e cila ka të bëjë edhe me faktin se demokratët kanë nisur një fushatë jashtë vendit kundër qeverisë Rama.

Opozita e arsyetoi bojkotin e saj, duke thënë se socialistët në pushtet kanë blerë votat dhe janë të lidhur me rrjetet kriminale. Në fakt, në dy vitet e fundit, dy ministra të brendshëm u detyruan të dorëhiqen sepse ishin në kontakt me trafikantët e drogës. Rama kritikohet gjithashtu për stilin e tij autokratik dhe për nacionalizmin pan-shqiptar,” shkruan Woelfl në DerStandard.

https://www.syri.net/politike/264716/dalin-emrat-e-rinj-e-besuara-e-merkel-do-te-behet-shefja-e-be/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco