Berisha: Rama ka duart e tij të zeza në vjedhjet në shëndetësi, këto vjedhje bazohen në favorizime të oligarkëve

14:00, 25/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD-së Sali Berisha tha se vjedhjet në shëndetësi janë vjedhjet me koston më të dhimbshme që kushtojnë jetë njerëzore dhe se kryeministri Edi Rama ka duart e veta në to ndërsa SPAK nuk e heton pasi është seksion i PS-së.

Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët online

Eda Grimci: Doktor, zhvillimet e fundit rreth hetimeve që lidhen me Klodian Allajbeun, kanë kthyer në qendër të vëmendjes dyshimet për korrupsionin klientelist në sektorin e shëndetësisë, plaga më e madhe për shqiptarët. Do të ishte me interes të dëgjonim vlerësimin dhe qëndrimin tuaj politik për këtë çështje, si dhe çfarë zgjidhjesh propozon Partia Demokratike për t'i dhënë fund lidhjeve klienteliste mes pushtetit dhe biznesit. PD-ja është e vetmja që denoncon këtë gjë, pra nuk jemi njësoj me hajdutët e Rilindjes, ndërkohë që shumica e mediave dhe portaleve hesht dhe nuk e publikon këtë lajm.

Sali Berisha: E vërteta është që vjedhje në sistemin e shëndetësisë, janë vjedhjet me koston më të dhimbshme që kushtojnë jetë njerëzore. Dhe është reale që këto vjedhje bazohen në favorizime të oligarkëve të fushës së shëndetësisë, që të gjitha në kurriz të të sëmurëve shqiptarë dhe të pasurimit të zyrtarëve të kësaj fushe.

Gjatë qeverisjes sonë, Eda, janë statistika shumë të sakta. Edhe atëherë ka pasur korrupsion, nuk e mohoj, por çmimi që paguajnë nga xhepi i tyre qytetarët për shëndetësinë sot në Shqipëri, është më i larti në Europë, dhe është dy herë më i madh se ai që ishte në kohën tonë, në një kohë kur ne nuk kishim premtuar shëndetësi falas. Është dy herë më i madh.

Së dyti, siç e dini, në mënyrë absolute nuk ka ekzistuar ato tetë vite, çështja e mungesës së ilaçeve për spitalin onkologjik. Në asnjë rrethanë, unë mund të them një gjë, që kurrë nuk do ta toleroja një gjë të tillë. Ato ilaçe janë jetike, të një rëndësie jetike, për ata të sëmurë.

Nuk duhet të kesh shpirt, duhet të jesh i zhveshur nga çdo gjë, që të pranosh t'u mungojnë ilaçet atyre.

Do ta tregoj prapë këtu, Eda, një episod. Jo për të sëmurët me sëmundje neoplazike. Por, më sjellin një herë në tryezë një kërkesë për Exjade. Exjade ishte një medikament shumë, shumë i kushtueshëm, që përdorej nga të sëmurët me talasemi, të cilët detyroheshin në faza të caktuara të mbanin shiringa me injeksione në bark.

Rastisi që këto ishin vajza të reja. Si të thuash, në një farë mënyre i lëndonte mjaft. Ne e morëm ilaçin. Ne vendosëm ta marrim atë ilaç në një kohë kur vende të tjera nuk e kishin marrë. E morëm dhe nuk gabuam. S'mund të imagjinohet.

Morëm tre ciklotronë. Tre ciklotronë për neurokirurgjinë dhe për onkologjinë. Nuk mund të mungonin. Sot thonë që nuk ka skaner të teknologjisë më të lartë. Ne i sollëm ato, natyrisht kanë dalë jashtë funksionit, koha, teknologjia ecën.

Pra, nuk them se ishte e përsosur, jo, por absolutisht nuk mund të kishte kurrë mungesë ilaçesh jetike. Nuk mund të kishte kurrë mungesë aparaturash të diagnostikimit të gjerë, të teknologjisë më të lartë që duheshin. Kjo është.

Ciklotronët janë pothuajse jashtë përdorimit. Pjesët e këmbimit vijnë dhe mbeten aty rezervë, mbeten të depozituara në magazinë dhe nuk i vendosin, etj. Pra si brakiterapia, herë funksionon, herë s'funksionon. Ka një braktisje të këtyre të sëmurëve, të gjitha këto nga korrupsioni i papërmbajtur i ministrave, për hir të së vërtetës, edhe Edi Rama ka duart e tij të zeza në këtë vjedhje.

Si u zhdukën këto? Po, u zhdukën këto fonde, sepse u vodhën. Sterilizimi, për të cilin spitalet paguanin, po e marr në mënyrë arbitrare 1 lek, u privatizua nga Edi Rama dhe ministri i tij Beqja, u privatizuan duke rritur çmimin sipas vlerësimeve reale të vetë ekspertëve me 84 herë. 84 herë!

Edi Rama, për këtë vjedhje monstruoze, ju kujtohet apo jo, kalonte nga studiot në televizione, kishte marrë një pincë me një krah dhe një gërshërë të thyer, dhe thoshte, 'ja me se operoheshim'.

Mashtronte për të mos prishur gojën se mund t'i vësh çdo epitet.  Absolutisht, ua them shqiptarëve që s'ishte kurrë e vërtetë. Përkundrazi, për sallat e operacionit të fëmijëve janë sjellë komplete kirurgjikale të praruara, që s'mund të ndryshkeshin kurrë.

Dhe ky kishte marrë në kazermë një pincë të thyer e shkonte... shkonte sepse do vidhte me Beqjen. Dhe tani as e kanë thirrur dëshmitar ndonjëherë. Ogertën, korbën e Covid-it, që i vazhdoi ato, se Beqja vërtet i vendosi, po ato mund të ndërpriteshin në çdo kohë. I vazhdoi ato për vite të tëra, duke ndarë paratë me Ramën, nuk e kanë thirrur një herë për to.

Sepse SPAK-u është seksion i partisë së tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco