Berisha: Bizneset e ndershme do të mbrohen, mos dëgjoni Gjergj Lucën se është trafikant i damkosur

13:38, 25/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD-së Sali Berisha garantoi se ka mbrojtur biznesin e ndershëm dhe u kërkoi të mos dëgjojnë  Gjergj Lucën, të cilin qeveria edhe organet ligjzbatuese e ndiqnin si një trafikant të damkosur.

Shyqyri Myrtollari: Mirëdita edhe ju përshëndes Doktor. Ka njerëz që kanë investuar çdo kursim të jetës së tyre në biznes dhe janë në rrezik falimentimi pasi përballen gjithmonë e më shumë me konkurrencë të pandershme dhe disa taksidarë që vetëm presion bëjnë. Si i garantoni ju sipërmarrësit e bizneseve të vogla apo të mesme që kur të vini në pushtet, të rritet besimi dhe konkurrenca e ndershme, dhe për t'i shpëtuar ata nga falimentimi?

Sali Berisha: Faleminderit Shkëlqim për pyetjen. Garantimi i parë dhe i fundit është zbatimi i ligjit. Ligji, ligji dhe vetëm ligji.

Se kemi zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, po të garantoj që kanë qenë pothuajse inekzistente ankesat nga bizneset për sulme partiake.

Mos dëgjoni ju Gjergj Lucën, të cilin qeveria edhe organet ligjzbatuese e ndiqnin si një trafikant të damkosur dhe thotë se i shkatërroi bizneset Saliu.

Sigurisht që, ata të cilët e kanë mendjen tek droga, ata do shkatërrohen.

Po bizneset e ndershme do mbrohen pa asnjë lloj konotacioni dhe ndërhyrje.

Shkëlqim, mos harro se ne ulëm barrën fiskale, vendosëm mbi bizneset barrën fiskale më të ulët në Evropë. Dhe prapë i rikthehemi asaj.

Ne krijuam klimën më miqësore ndaj biznesit. Dhe e vërteta është që numri i bizneseve në Shqipëri në ato tetë vite u rrit me 250%. Dhe ato janë të gjitha të evidentuara.

Ndaj dhe ne i rikthehemi me vendosmërinë më të madhe zbatimit të ligjeve dhe lehtësirave për biznesin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco