Dalin emrat e rinj/ E besuara e Merkel do të bëhet shefja e BE

Dalin emrat e rinj/ E besuara e Merkel do të bëhet shefja e BE

19:24, 02/07/2019
A+ Aa A-

Më në fund arrihet marrëveshja! Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen, 60-vjeçarja e CDU, do të jetë kandidatja zyrtare për presidente të Komisionit Europian.

Këtë e bëri të ditur presidenti i Këshillit, Donald Tusk, në një njoftim online.

Ministrja gjermane do jetë e para grua në krye të BE-së. Ajo është një e besuar e kancelares Angela Merkel, raporton BILD.

Megjithatë, sipas diplomatëve të BE, ajo u pranua nga presidenti francez, Emmanuel Macron si kandidate kompromisi.

Sipas BILD, kryeministri belg, Charles Michel do të bëhet president i Këshillit, kurse presidentja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde do jetë presidentja e Bankës Qendrore Europiane.

Ndërkohë sipas BILD, president i Parlamentit Europian do të bëhet gjermani Manfred Weber për gjysmën e mandatit. Gjysmën tjetër do e drejtojë këtë parlament bullgari Sergei Stanishev.

Favorit për të zënë postin e lënë nga Federica Mogherini si kryediplomate e BE, do të jetë ministri i Jashtëm spanjoll, Josep Borrell.

    https://www.euronews.com/2019/06/30/eu-top-jobs-crisis-bloc-s-leaders-attempt-to-break-deadlock-in-special-summit

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco