Skandal në Shkodër/ U numëruan 40 votuesë, në kuti dalin 120 fletë votimi

Skandal në Shkodër/ U numëruan 40 votuesë, në kuti dalin 120 fletë votimi

20:33, 30/06/2019
A+ Aa A-

Demokratët denoncojnë ndërhyrjet në kutinë e votimit në njësinë administrative Bërdicë në Shkodër.

Një punonjës i kësaj njësie administrative, është shprehur për Ora News se, ka numëruar votuesit dhe nuk kanë votuar më shumë se 40 qytetarë.

Nga ana tjetër, thotë ai, nga Komisioni pretendohet se kanë votuar 120 qytetarë.

"Kemi qenë në vrojtim, me kontrollu sa njerëz hyjnë brenda se nuk kemi akses tjetër. Maksimumi kanë hyrë 35-40 veta. Komisioni pretendon 120. Ky fshat nuk i ka asnjëherë socialistë.Kam 29 vjet që angazhohem me zgjedhjet”, shprehet ai

Të pyetur për këtë çështje nga gazetari Elio Laze, një përfaqësues i Komisionit pati këtë përgjigje: "Po shumë mirë, 35 janë.35 kanë votuar. Kush do të shkojë dhe ti numërojë atje".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco