Pampuri, Veliajt/ Ja prova se si po kërcënon punonjësit, policia juaj

Pampuri, Veliajt/ Ja prova se si po kërcënon punonjësit, policia juaj

22:33, 26/06/2019
A+ Aa A-

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri denoncon shantazhet që po u bëhen punonjësve të bashkisë së Tiranës.

Ish-deputetja e kryeqytetit publikon edhe një mesazh, ku shihet qartë se si drejtori i Policisë Bashkiake, Ermal Kapllani shantazhon sekretaren e tij me “përmbushje detyrimi”.

"Kush nuk do, të dalë të thotë si burrat, mos mendoj të fshihet më, se nuk do të fshihet dot. Janë sheshit rezutatet", shkruan drejtori i Policisë Bashkiake.

Postimi i plotë i Oriola Pampurit:

Ja Bashkia qe duam, nen drejtimin e aktorit mashtrues, dhe grupit shantazhues ne veprim. 
Gati per votimet moniste, me lista punonjesish administrate te detyruar t'i raportojne partise e te mashtrojne sa te munden qytetare.
Qytetare ky eshte nje sekt i shemtuar, qe pervec fjaleve e shantazhit, nuk mund te beje gje tjeter.
Ky eshte nje sekt mashtruesish qe pervec xhepave te tyre nuk mendon e nuk ka menduar kurre per ju.
Qytetare te Tiranes, ju dini te perzgjidhni e nuk pranoni kurrsesi te shantazhoheni e mashtroheni, bojkotoni mashtruesit, bojkotoni votimet moniste. 
Me 30 qershor nuk ka zgjedhje.
P.s Komunikimi i meposhtem i denoncuar, eshte i drejtorit te policise bashkiake me sekretaren e tij.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ermali26/06/2019 23:41

O zot kur u be ky fshatari

Shto koment

Denonco