Këlliçi: Kryemashtruesi i Tiranës kërcënon me shkarkime ato që nuk votojnë

Këlliçi: Kryemashtruesi i Tiranës kërcënon me shkarkime ato që nuk votojnë

15:34, 26/06/2019
A+ Aa A-

Nga Belind Këlliçi

Kryemashtruesi i Bashkise Tirane Erion Veliaj, ka nisur presionin dhe shantazhin ndaj administrates per te marre pjese ne zgjedhje ose ndryshe te henen me 1 korrik, punonjesit e pabindur do ‘fluturojne’ nga puna. E njeta skeme presioni njelloj si ne pergjimet e Dibres, skeme e paster kriminale dhe shantazhi.

Te dashur miq, une e di qe shume prej jush kercenoheni me buken e femijeve, por para se te dilni nga shtepia per tu bere pjese e nje farse, kujtoni Ardit Gjoklajn, te riun qe vrau babezia e ketij mashtruesi kronik. Kush ju kercenon me buken e gojes, ju ka kercenuar edhe me jeten e femijes tuaj, tipare keto tipike te nje vrasesi gjakftohte. Erion Veliaj kerkon pushtet me cdo kusht, sepse ndryshe ai duhet te shkoje ne burg per vrasjen e Arditit, per pastrimin e parave te krimit me kullat shumekateshe, per abuzimin me taksat e qytetareve. Per shkak te bilancit te tij tragjik ne Tirane nje pallat nje peme, Veliaj e di qe do te ndeshkohet me voten e kryeqytetasve, prandaj kercenon me vendin e punes.

Te nderuar bashkqytetare te Tiranes, ne 4 vite Erion Veliaj rriti taksat dhe tarifat vendore, betonizoi qytetin dhe sheshin Skenderbej dhe te vetmet pune me te cilat mburret, jane projektet e Lulzim Bashes, ‘Pazari i ri’ dhe ‘Bulevardi i Tiranes’. Ju e dini me mire sepse pasojat i vuani perdite, kur paguani taksa e tarifa absurde, kur paguani per parkingjet ne cdo cep te qytetit, kur femijet u kercenohen ne shkolla, kopshte e cerdhe nga kushtet per shkak te punimeve pa asnje cilesi e thjesht per shoë-un e rradhes mediatik, kur droga dhe hashashi shperndahen pa asnje shqetesim neper shkolla e gjimnaze.

Kercenimi per te dale ne votime eshte veper penale. Denoncojeni, refuzojeni, bashkohuni kunder dhunimit te se drejtes dhe dinjitetit tuaj. Vetem keshtu shpetoni veten dhe vendin, vetem keshtu kurre me asnje titullar institucioni, NUK do te guxoje t’ju trajtoje si dele e t’ju neperkembe dinjitetin.

Qytetaret kudo ne Tirane, jane te bindur se heret a vone, Erion Veliaj nuk do ti shpetoje dot drejtesise per Arditin!

Ne nuk do te harrojme!

Me 30 qershor nuk ka zgjedhje!

Me 30 qershor merr fund regjimi kriminalo-korruptiv i Edi Rames!

Bashke per #ShqiperinesiEuropa

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bardhok marku26/06/2019 16:03

Jepeni llafin mos beni kot do vazhdoni dhe ju ke zamir manen gim zeqon sander frangajn e kompani dhe ju bythlepirsa jeni

Shto koment

Denonco