'Arrest shtëpie' për Bardh Spahinë: Gjykata jep masën e sigurisë për ish-deputetin

'Arrest shtëpie' për Bardh Spahinë: Gjykata jep masën e sigurisë për ish-deputetin

12:58, 22/06/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-deputetin, demokratin Bardh Spahia. Në fjalën e tij para gjykatësve, Spahia mësohet se është shprehur se gjyqi në ngarkim të tij është politik: "Arrestimi im është me prapaskenë politike. Gjykata duhet të vlerësojë dhe të shikojë faktet e vërteta”.

Ish-deputeti u arrestua më 20 qershor për atë që Policia e quajti sulm ndaj KZAZ-ve, në kohën kur po shkonte në debat televiziv në TCH. Më herët qenë arrestuar 5 protestues të tjerë me akuzat: “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, “Kundërshtimi i Punonjësit të Rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Rendit publik”.

Sipas Policisë, ata në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë kryer veprime aktive, për të djegur me zjarr shkollën “Shejnaze Juka" dhe materialet zgjedhore që ndodheshin në ambientet e kësaj shkolle dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, të vendosur për të garantuar mos-prekjen e materiale zgjedhore. 

Krahas Bardh Spahisë, masat e sigurisë u dhanë edhe për:

Gentian Bytyqi - polic i bashkisë Shkodër - Arrest me burg
 Alfred Nikolli- polic i bashkisë Shkodër - Arrest me burg

 Adi Garuci - specialist i bujqësisë, bashkia Shkodër - Arrest shtëpie
 Aleks Ndoj - polic i bashkisë - Arrest shtëpie

 Orlando Thepi - i mitur - Detyrim paraqitjeje

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco