Basha reagon në mesnatë për arrestimin e Bardh Spahisë

Basha reagon në mesnatë për arrestimin e Bardh Spahisë

00:15, 20/06/2019
A+ Aa A-

Kreu opozitës Lulzim Basha ka reaguar në mesnatë pas arrestimit live të ish-deputetit Bardh Spahia.

Ai shkruan në Facebook, se kriminelët shesin moral në studio televizive dhe Spahia që protestoi kundër tyre, arrestohet.

‘Kriminelët e zgjedhjeve po i shesin moral popullit në studiot televizive.

Bardh Spahia arrestohet pse protestoi kundër krimeve të tyre.

Ne nuk do të ndalemi derisa ta shporrim këtë bandë dhe kreun e saj!’, shkruan lideri i opozitës Lulzim Basha në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco