Donald Trump largon njeriun që mbështeste ndarjen e Kosovës

Donald Trump largon njeriun që mbështeste ndarjen e Kosovës

14:50, 31/05/2019
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA-së Donald Trump besohet se ka larguar këshilltarin e tij të sigurisë, John Bolton.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta The Washington Post.

Por kush është John Bolton?

Këshilltari i Sigurisë së Donald Trump ka qenë njeriu i kontaktuar nga lobistët e Edi Ramës dhe presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç në lidhje me planin për ndarjen e Kosovës, shkruan SYRI.net.

Këtij plani i është bashkëngjitur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Lobimi tek Bolton ka bërë që Rama, Thaçi dhe Vuçiç të pretendonin se kishin mbështetjen e Donald Trump dhe SHBA-së në planin e tyre të ndarjes së Kosovës.

Largimi i John Bolton nga pozicioni i këshilltarit të Trump, ka rrëzuar edhe pretendimet e mbështetjen e tyre.

Kujtojmë këtu se në vitin 1997-1998 John Bolton ka qenë një nga njerëzit që ka kundërshtuar ndërhyrjen ushtarake në Kosovë dhe më pas edhe çlirimin e saj nga forcat e SHBA dhe NATO-s.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfons Malo31/05/2019 19:51

Preidenti amerikan nuk eshte informuar akoma gjendjen e mjerueshme ne Shqiperi .Kjo fale ambasades e cila nuk pasqyron realitetin .Duhet me patjeter te vendoset ambasador

Daj Jaku31/05/2019 15:03

Është tamam koha për të na sjellë ambasadorin e ri. Edhe E Drama mezi po e pret. Prandaj edhe nuk po e jep dorëheqjen.

Shto koment

Denonco