Letra e 5-të/ Basha i përgjigjet Ramës: Asnjë hap pas

Letra e 5-të/ Basha i përgjigjet Ramës: Asnjë hap pas

11:55, 26/05/2019
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas letrës së 5-*të piblike që Edi Rama i nisi atij para pak minutash.

Ja çfarë shkruan lideri demokrat

Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu.

Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë.

Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco