Berisha i bindur: Zgjedhje me Ramën kryeministër nuk mund të ketë

Berisha i bindur: Zgjedhje me Ramën kryeministër nuk mund të ketë

21:54, 23/05/2019
A+ Aa A-

I ftuar në “Opinion”, ish kryeministri Sali Berisha e ripërsëriti edhe një herë qëndrimin unanim të opozitës së bashkuar se, me Edi Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje.

 “Jam i bindur se me Ramën zgjedhje nuk mund të ketë. Opozita nuk mund të tërhiqet kurrë nga beteja për votën e lirë. Opozita nuk po kërkon pushtet. Po kërkon që Avdylajt, Ndokët të mos ndikojnë te vota”, deklaroi Berisha.

“Merr sinjalin e 2007 dhe 2009, asnjë fjalë për krimin”, shtoi ish-kryeministri.

I pyetur edhe një herë rreth ftesës së kryeministrit Rama për dialog, Berisha u shpreh: “A mund të pranosh se ftesa e tij është serioze? Ai përfaqëson narkoshtetin, nuk ka lidhje me popullin”, u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco