'Le të derdhemi si oqean'/ Ftesa e Bashës për qytetarët e Vorës: 25 Maji, betejë për liri a vdekje

'Le të derdhemi si oqean'/ Ftesa e Bashës për qytetarët e Vorës: 25 Maji, betejë për liri a vdekje

18:40, 23/05/2019
A+ Aa A-

Gjatë takimit në qytetin e Vorës, kreu i PD-së Lulzim Basha ftoi qytetarët në protestën e Opozitës së Bashkuar, e programuar për të shtunën në ora 19:00.

Gjatë fjalës së tij, Basha deklaroi se, 25 maji do të jetë një betejë për jetë a vdekje.

“Bashkohemi të gjithë bashkë. Merrni familjarët, miqtë e shokët në protestën madhështore, që do të ketë vetëm një kauzë: “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Koha nuk pret. Tirania është në gjunë, populli është në këmbë. Më 25 maj në një betejë për liri a vdekje, për demokraci e zgjedhje të lira. Të gjithë bashkë në ora 19:00, le të derdhemi si oqean”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco