Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

'Paranojaku Rama mbylli Agon Channel', ja sa do i kushtojë xhepit të çdo shqiptari gjoba 140 mln euro

'Paranojaku Rama mbylli Agon Channel', ja sa do i kushtojë xhepit të çdo shqiptari gjoba 140 mln euro

17:40, 22/05/2019
A+ Aa A-

Gjoba e majme prej 140 milion euro që Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka vendosur ndaj qeverisë Rama për mbylljen e Agon Channel, tre vite më parë do ti kushtojë rëndë xhepit të taksapaguesve shqiptarë.

Në një koment në profilin e tij në facebook, ish kryeministri Berisha shkruan se çdo qytetar shqiptar do të duhet të paguajë për këtë gjobë, 60 mijë lekë secili, kjo për faj të një paranojaku si Rama.

‘Taksapaguesit shqiptarë do të duhet të paguajnë gjithsecili nga 60

Ndëshkimi i Shqipërisë me 140 milionë euro për mbylljen antiligjore nga paranojaku Rama të TV Agon, i kushton fiks 60 mijë lek çdo shqiptari. Kjo gjobë është një apel tjetër për mbare qytetarët që të shporrim, të shporrim, të shporrim kalbësirën. Rama ik. Sb’

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali22/05/2019 19:34

Ne kete moment duhet te vihen ne levizje shume aktore qofshin politike, shoqeria civile dhe biznesi dhete kerkojne ndjekje penale per vepren e mashtrimit dhe grabitjen e taksapaguesve ne forme te organizuar. Shqiptaret nuk kane pse paguajne per kapricot, pislleqet, pazaret dhe papergjegjshmerine e dikujt ose te disave. Nga xhepi i vet ti mxjerrin qofte edhe sikur te shesin familjet e tyre.

Shqiptari22/05/2019 18:56

Jooooooooo! I nderuar Doktor Berisha, jooooooo! Ato gjoba nuk kane per t'i paguar kurre taksapaguesit e shkrete shqiptare! Boll kane paguar gjobat e paaftesise se cdo qeverisjeje! Ato gjoba do ti paguaje vete Rama dhe te gjithe langot e tij qe jane pjese e asaj afere korruptive. Qeveria e ardhshme duhet te vendose drejtesi! Duhet te nxjerre nje ligj qe cdo gjobe nderkombetare dhe kombetare duhet ta paguajne shkaktaret e tyre! Do t'i paguajne kokerr-me-kokerr dhe do t'iu sekuestrohen dhe do t'iu merren peng te gjitha pasurite e luajtshme dhe te paluajtshme sepse jane gjaku dhe djersa e popullit shqiptar! Kjo eshte drejtesia dhe demokracia! Nuk eshte e drejte qe gjobat e paaftesise dhe pangopesise ti paguajne taksapaguesit shqiptare! Boll kane paguar per rrogat e tyre marramendese, per shpenzimet e tyre te majme, per jeten e tyre lluksoze! Kete duhet te na premtoje Basha nese i do votat tona!

Shto koment

Denonco