'Kokëfortësia e Ramës', alarmi i shoqërive turistike: Pushuesit e huaj dhe kosovarë po tërheqin rezervimet

'Kokëfortësia e Ramës', alarmi i shoqërive turistike: Pushuesit e huaj dhe kosovarë po tërheqin rezervimet

23:24, 21/05/2019
A+ Aa A-

Kokëfortësia e kryeministrit Rama për të shkuar i vetëm në zgjedhjet e 30 qershorit po jep efektet e para në turizëm.

Me dhjetra turistë kanë nisur anulimin e rezervimeve, midis tyre edhe shumë pushues kosovarë, që kanë vendosur të lejnë Shqipërinë për iu drejtuar Turqisë dhe Malit të Zi.

Shoqatat e turizmit kanë dhënë alarmin të ndikuara edhe nga kriza politike e cila sapo vjen e rritet.

Disa drejtues të shoqatave të turizmit në Shqipëri kanë bërë thirrje kryeministrit të ulet me opozitën në gjetjen e zgjidhjes. Ulja e numrit të turistëve këtë vit do të sjellë më pak të ardhura për bizneset e turizmit si dhe duke rritur papunësinë. Si rregull në sezonin e verës ka punësime sezonale, por kriza politike duket se do të sjellë që turizmi do ta pësojë shumë, aq sa efektet negative do të ndihen nga fundit i vitit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco