Vasili-Ramës: Mëso nga Austria! Ik sa nuk është vonë

Vasili-Ramës: Mëso nga Austria! Ik sa nuk është vonë

20:55, 18/05/2019
A+ Aa A-

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz dha dorëheqjen ditën e sotme pas video-përgjimit ku ishte përfshirë aleati i tij në koalicion, Heinz-Christian Strache.

Në deklaratën e tij, kreu i qeverisë së Vjenës u shpreh se, "unë nuk erdha ne pushtet per karrigen time. As për të përmbushur një ego. Erdha për te dhene ndihmesen per Austrine por, une nuk mund të qëndroj në pushtet në këtë situatë prandaj, sot jap dorëheqjen dhe thërrasë zgjedhje të parakohshme".

Lidhur me ngjarjet e fundit politike në Austri ka reaguar edhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili i kërkon kryeministrit Edi Rama të mësojë nga Austria.

“Mëso or ti Edi Rama nga Austria. Ik,ik shpejt sa s'është vonë!!! Austria shkon menjëherë në zgjedhje të parakohshme për shkak se në 2017 zv.kryeministri kompromentohet në një përgjim. Ik,ik me vrap Edi Rama se ty të është qelbur qeveria tej e tej nga i pari tek i fundit,me një mal përgjime zyrtare, me trafiqe, me koncesione e me dreq e me te bir”, shkruan Vasili.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ardi18/05/2019 20:59

Rrofte demokracia

Shto koment

Denonco