VIDEO/ Aleatët e PD-së në Fier: Zgjedhjet pa opozitën rrezik për stabilitetin e vendit

VIDEO/ Aleatët e PD-së në Fier: Zgjedhjet pa opozitën rrezik për stabilitetin e vendit

13:15, 15/05/2019
A+ Aa A-

Pas Tiranës dhe Durrësit, ”Forumi për zgjedhje të lira”, i organizuar nga ”Grupimi i Qendrës së Djathtë”, është ndalur në qytetin e Fierit. Aleatët historikë të Partisë Demokratike, Shehi, Ndoka, Mediu, Dule dhe Duka, kanë zhvilluar një bashkëbisedim mbi situatën në vend me strukturat dhe simpatizantët e partive që drejtojnë.

Krerët e partive opozitare, me qëndrimin e unifikuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kanë sqaruar arsyet pse kanë ndërmarrë këtë nismë dhe kanë njohur mbështetësit e tyre me ”Platformën për marrëveshje kushtetuese” me 12 pika të prezantuar pak kohë më parë.

Duke komentuar dy protestat e fundit kombëtare, të zhvilluara nga opozita e bashkuar, ata i kanë bërë apel qytetarëve për vijimin e qëndresës ndaj mazhorancës ilegjitime, si dhe kanë theksuar se:

”Zgjedhjet pa opozitën përbëjnë një rrezik të madh për stabilitetin e vendit si dhe cenojnë pluralizmin politik. Opozita, në të gjitha mënyrat, nuk do të lejojë që në 30 qershor të zhvillohen zgjedhje farsë. Zgjedhje të lira dhe të ndershme mund të organizohen dhe garantohen vetëm nga një qeveri Tranzitore, e përberë nga njerëz me integritet dhe autoritet, të cilët e duan vendin e tyre”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco