Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Fuqia e marketingut për sukses në biznes. Sekretet dhe sfidat

Protesta e Unazës, Balliu-Ramës: Urdhërove babain e nënkryetarit të FRESSH për burgosjet politike

Protesta e Unazës, Balliu-Ramës: Urdhërove babain e nënkryetarit të FRESSH për burgosjet politike

21:00, 14/05/2019
A+ Aa A-

Edhe sot, si çdo mbrëmje muajt e fundit, banorët e Unazës së Re protestuan sërish kundër projektit që prek banesat e tyre.

Edhe sot banorëve iu bashkua edhe ish deputeti i PD-së Klevis Balliu.

Gjatë fjalës së tij, Balliu u shpreh se sot të gjithë janë ngritur kundër një njeriu dhe filozofisë së tij, kundër kryeministrit Edi Rama.

 “Janë bashkuar të gjithë shqiptarët, pavarësisht shtresave të tyre. Të gjithë janë bashkuar vetëm kundër një njeriu, jo kundër një partie. Kundër një filozofie, filozofi e diktaturës, filozofi e mafies, që është edhe filozofia e Ramës”, tha Balliu.

Sa i përket arrestimit dhe mbajtjes në burg të protestuesve, Balliu akuzoi kryeministrin Edi Rama si urdhërues të dënimeve.

“Rama urdhëroi babain e nënkryetarit të FRESSH që ti burgoste ata. Por ti mor injorant nuk kupton një gjë. Këta njerëz që mblidhen sot, që luftojnë sot, janë për të drejtat e tyre dhe jo për interesa partiake. Si përfaqësues i PD-së dua të siguroj familjet. Arrestimet janë politike dhe si të tilla çdo familje do të dëmshpërblehet”, deklaroi ish deputeti i PD-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco