Paloka: Policët po mbrojnë kreun e krimit, Edi Rama

Paloka: Policët po mbrojnë kreun e krimit, Edi Rama

13:45, 07/05/2019
A+ Aa A-

Nenkryetari i Partise Demokratike ka folur nga Komisariati numer 6 ne Kombinat, ku është bashkë me drejtues te PD-se dhe qindra banorë të unazës pasi disa prej tyre jane ndalura nga policia.

'Policët janë duke mbrojtur kreun krimit, Kreymsinitrin e krimit në Shqipëri.

Këta  janë sulur mbi qytetarët. 

Kanë marrë bura dhe gra duke i futur brenda dhe mbahen pa asnjë të drejtë.

I shoqëruar është edhe deputeti Klevis Balliu i cili doli në mbrojtje të banorëve që në fund të fundit mbrojnë banesat e tyre.

Rama dhe kushdo tjetër do të marrin përgjigjen e merituar, tha nënkryetari demokrat.

Me këtë sjellje vetëm ja ofron fundin vetes së tij dhe qeverisë së tij', tha gjate fjales se tij nenkryetari per PD-se, Edi Paloka.

Çdo mungesë në ndjeshmërie njerëzore po e çon vendin drejt një përplasje, që të jem i sinqertë nuk e di se ku do na çojë. Pasojat po i vuajnë qytetarë. Protestuesit  e Unazës së re kanë dalë në rrugë dhe kanë menduar në një moment se siç ka bërë te bregu i lumit  me prishejen e shtëpive, janë ngritur dhe kanë dalë në rrugë për të mbrojtur shtëpitë e tyre. Rama vijon të ngulë këmbë dhe të marrë milionat e korrupsionit dhe nuk ndalet as ndaj dhunës së banorëve.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco