Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Të rinjtë i bashkohen PD-së/ Vokshi: Po rritemi çdo ditë, jemi forca që ka bërë hapa konkretë

Të rinjtë i bashkohen PD-së/ Vokshi: Po rritemi çdo ditë, jemi forca që ka bërë hapa konkretë

19:19, 01/05/2019
A+ Aa A-

Të rinj të tjerë i bashkohen Partisë Demokratike. Nëse dje ishte vetë kreu i selisë blu, Lulzim Basha që i dha kartat e anëtarësisë të rinjve të Farkës, Petrelës, Bërzhitës dhe Krrabës, sot është sekretari Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, dhe ish deputetja Albana Vokshi, të cilët po i jep kartat të rinjve të njësisë nr.7 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Vokshi u shpreh se, PD po rritet dita-ditës.

 “Kjo sallë nuk po na nxe më. Po rritemi e po shtohemi çdo ditë. Sot kemi mes nesh dhjetëra të rinj, djem dhe vajza të cilët anëtarësohen në PD. Dhjetëra janë këtu dhe me qindra kërkesa të tjera që po verifikohen dhe po kalojnë procesin deri në anëtarësim. Që do të thotë se janë me mijëra kërkesa. PD po rritet çdo ditë. Pse po rritet? Sepse rritet besimi në PD, në alternativën dhe lidershipin e PD, Lulzim Basha. Një gjë është e sigurtë se, të gjithë shqiptarët e njohin se kush është kryeministri Edi Rama. Ka damkën e kryemashtruesit, kryegënjeshtarit, ose siç e quan Elez Biberaj, më autoritar, më të korruptuar, m[ë arrogant dhe më pak transparent. Vetëm PD është forca që ka bërë hapa konkret”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco