A do votojë në 30 qershor? Meta: Ndryshimi mes votimit dhe zgjedhjeve

A do votojë në 30 qershor? Meta: Ndryshimi mes votimit dhe zgjedhjeve

12:43, 17/04/2019
A+ Aa A-

Në kushtet kur kriza politike po thellohet çdo ditë e më shumë është ende i paqartë fati i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Opozita ka deklaruar se nuk do të marrrë pjesë në to, nëse nuk largohet Edi Rama.

Kurse mazhoranca nga ana tjetër ka deklaruar se do të hyjë në zgjedhje pavarësisht faktit nëse opozita nuk do të marrë pjesë.

I pyetur dje në emisionin ‘Përballë’ nëse do të votojë apo jo në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Presidenti Meta deklaroi qartë se:

‘Shqiptarët gjithmonë kanë votuar.

Kanë votuar dhe 50 vite, por problemi është  që shqiptarët kanë luftuar për të zgjedhur dhe duhet që të dyja palët të bëjnë të gjitha përpjekjet që shqiptarët të kenë jo vetëm një mundësi për të votuar, por të kenë mundësi të zgjedhin, sepse demokracia në radhë të parë është zgjedhje dhe zgjedhje të lira e të ndershme’, - është shprehur Meta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera17/04/2019 16:55

pyetja e ka brenda fjalen zgjedhje. ajo don vetem pergjigje krejt te shkurtra si: po,jo, s,di gje.

Askushi17/04/2019 13:33

e kujt i hyne ne pune se a voton a nuk voton ky pazarxhiu , ky hajduti, ky grabitsi floririt, veshur me kostumin e presidentit. A mund ti besohet fjaleve te tije dhe te Mones? a besoni ju se ky mendon per popullin? Rama beri shume mire qe i mori votat pa LSI, dhe keshtu te pakten kjo parti pazaresh dhe trimash do te shkerrmoqet pak nga pak. Kjo parti pas vete kishte vetem interesagjinj, qe tani pa pusht, ata e braktisin.

Shto koment

Denonco