Edi Rama e 'zhduk' Dakon në Durrës dhe e nxjerr nga 'xhepi' në Katar...

Edi Rama e 'zhduk' Dakon në Durrës dhe e nxjerr nga 'xhepi' në Katar...

23:03, 16/04/2019
A+ Aa A-

Vizita në Katar e Edi Ramës nuk do të kishte as një vlerë për ne të Syri.net nëse burime pranë delegacionit të kryeministrit në Katar nuk do të sinjalizonin për një fenomen interesant.

Vetëm një ditë më parë ne të Syri.net vumë në pah faktin se gjatë vizitës së tij në një fasoneri në Durrës, Edi Rama e zhduku "akulloren e Durrësit" dhe u shfaq pa të në qytetin bregdetar. Kjo na bëri të mendojmë se Rama ndoshta pak nga pak po distancohet nga kryefjala e dosjes 339 për blerjen e votave, por u gabuam.

Ndërsa Rama e fshehu Dakon gjatë vizitws në Durrës, ai e ka marrë kryebashkiakun me vete në Katar ndërsa ndodhet atje për një vizitë zyrtare. Por edhe në pamjet e publikuara nga vetë Kryeministri në  facebook për këtë vizitë, zyra e propagandës është kujdesur që ta fshehë praninë e Vangjush Dakos si pjesë e delegacionit zyrtar dhe ai nuk shfaqet asgjëkundi.

Por fotoja ekskluzive e siguruar nga Syri.net tregon se Edi Rama jo vetëm nuk është distancuar aspak nga arkitekti i blerjes se zgjedhjeve në Durrës por thjeshtë po e fsheh aq sa ti tregojë botws se ai nuk shoqërohet me aleatët e bandave të Shijakut dhe Durrësit.

Fundja Katari vështirë se ka dëgjuar për Avdylajt dhe Lul Berishën dhe mikun e tyre Vangjush Dako.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku16/04/2019 23:13

Sikurse dikur i holli me të trashin, janë bërë sot karagjozët i gjati me të shkurtërin, rrëmbythje.

Daj Jaku16/04/2019 23:13

Sikurse dikur i holli me të trashin, janë bërë sot karagjozët i gjati me të shkurtërin, rrëmbythje.

Shto koment

Denonco