'Jemi në një përplasje pa kthim....',Basha, ja pse nuk do ketë zgjedhje më 30 qershor

'Jemi në një përplasje pa kthim....',Basha, ja pse nuk do ketë zgjedhje më 30 qershor

22:04, 16/04/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha është i prerë në qëndrimin e opozitës, lidhur  me ato që quhen zgjedhje lokale të 30 qershorit.

Basha u shpreh nga studio e emisionit ‘Tempora’ se zgjedhje në këtë nuk do të ketë.

‘Data e zgjedhjeve lokale do të shtyhet. Zgjedhje me 30 qershor nuk ka për të pasur. Sepse Shqipëria nuk është një humbëtirë e Afrikës... Pa u ndëshkuar krimi elektoral as që mund të mendohet që të garantohet një proces zgjedhor. Zgjedhje false nuk do të ketë.’

Ndërkohë Basha tha se: “Ne jemi sot në një pikë përplasje pa kthim. Përplasja do të jetë parapolitike, nëse kriza nuk zgjidhet sipas rrugës që parashtron opozita.”

‘Nëqoftëse ti sot do të shkosh në zgjedhje pa ndëshkuar kriminelët e Dibrës, ku është kapur Damian Gjiknuri me Ymer Lalën… Drejtësia është e kapur, pikërisht se Ymer Lala, Damian Gjiknuri, Niçe Abdylaj, Vangjush Dako, Taulant Balla dhe Edmond Bego, jo vetëm t’i shpëtojnë drejtësisë, por të shkojnë t’u marrin shtëpitë këtyre banorëve, t’ua prishë Edi Rama me Erion Veliajn, pa ligj, se s’ka as Gjykatë Kushtetuese, dhe të bëjnë 60 milionë euro projekt aty.

Këtu ka ardhur situata, prandaj janë ngritur qytetarët.

Ne jemi sot në një pikë përplasjeje pa kthim dhe kjo përplasje do të marrë përmasa parapolitike nëqoftëse nuk zgjidhet me të vetmen rrugë që parashtruar opozita.

Cila është rruga? Largimi i menjëhershëm i njeriut që e ka sjellë vendin në këtë pikë, në pikën që po kthen vizat për shqiptarët.

Një qeveri tranzitore, roli i parë i të cilës është t’ja zgjidhë duart prokurorisë, ato çështje të hetohen, ata politikanë që janë kapur, janë përgjuar – nuk janë fantazitë e mia – duke u thënë kriminelët mbush këtë kuti, bli këto vota, fut këtë kriminel në listën e Durrësit, - këta duhet të shkojnë para drejtësisë, nga i pari tek i fundit.

Po s’ndodhi kjo nuk është thjesht e vetëm se s’do ketë zgjedhje, por absolutisht vizat do tê kthehen dhe Shqipëria do tê rrethohet me mur.-tha Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ardi16/04/2019 22:47

Basha ka te drejte ne ato qe thote! Edhe populli vete e di dhe e mbeshtet ate qe thote opozita e kthyer ne mazhoranc popullore...eshte vetem nje individ qe po e shkaterron kete popull e ky quhet biri i kurves Edi Droga

Shto koment

Denonco