Tsipras ‘vë para’ Ramën/ Harroni negociatat, pa të drejtat e minoritetit dhe ligjit për vetpërcaktimin e origjinës

Tsipras ‘vë para’ Ramën/ Harroni negociatat, pa të drejtat e minoritetit dhe ligjit për vetpërcaktimin e origjinës

20:17, 12/04/2019
A+ Aa A-

Kohët kur Edi Rama tallej me Athinën zyrtare në periudhën që Greqia vuante krizën e thellë ekonomike dhe pasojat e recesionit, duken shumë të largëta.

Tashmë Kryeministri i është dorëzuar tërësisht ofensivës diplomatike greke, duke rënë dakord dhe firmosur çfarë ti vënë përpara.

Gjatë takimit të sotëm Tsipras-Rama në Dubrovnik të Kroacisë, në kuadrin e “Inisiativës 17+1” pas pranimit unanim edhe të Greqisë si anëtare të saj, Kryeministri grek i ka bërë të qartë Ramës që negociatat e Shqipërisë me BE janë të kushtëzuara me atë që Tsipras e cilëson, “respektim të plotë të të drejtave të minoritetit grek”.

Burime diplomatike theksojnë se dy kryeministrat diskutuan qëndrimet në lidhje me të drejtat e pronave të minoritetit grek në Shqipëri si dhe të ligjit të vetëpërcaktimit të origjinës, si pjesë e ligjit për pakicat etnike.

Në këtë kuadër, kryeministri grek e ka konsideruar një hap pozitiv vendimin e ri ministror të Shqipërisë për pasuritë e palëvizshme të shtetasve, të cilët nuk disponojnë titujt e pronësisë si dhe theksoi se çështja është të zbatohet saktë.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama ka premtuar se vendimi i ri ministror do të publikohet këto ditë në fletoren zyrtare. Edi Rama, gjithashtu, gjatë takimit është shprehur pro zbatimit të plotë të rregullores së BE-së përsa i përket të drejtave të pronave, duke respektuar të gjithë sa disponojnë titujt dhe certifikatat përkatëse.

Në vijim, dy kryeministrat kanë diskutuar hapat e mëtejshëm në lidhje me çështjet e librave shkollorë dhe të varrezave të ushtarëve grekë. Në fazën e dytë të diskutimeve, në tryezë u hodh tema e fuqizimit të bashkëpunimit afatgjatë ekonomik, veçanërisht në sferën e infrastrukturë dhe ndërtimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco